Ambasada amerikane në Beograd: Faleminderit Serbi edhe një herë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara

Ambasada amerikane në Serbi ka përshëndetur votën serbe në OKB. Më tej në një postim të Ambasadës amerikane në Beograd thuhet: “Kjo është bota e bashkuar kundër agresionit rus. Faleminderit Serbisë edhe një herë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara”.

Ditë më parë edhe sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit Antony Blinken gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka shprehur fjalë të mira për mbështetjen që Serbia ia ka ofruar Ukrainës. Komentatorë të jashtëm u befasuan nga vlerësimi i Blinkenit rreth rolit serb.

Selim Ibraimi (@ISSDMacedonia)