Ali Ahmeti paguan ekspertë ndërkombëtarë për të ringjallur federalizmin. Kur ishte në pushtet ai e sulmoi idenë!

Xhezair Shaqiri- Federalizimi i Maqedonisë nga Ali Ameti! Ish- Partia Demokratike Kombëtare (PDK), pjesë e së cilës isha, e kishte në programin e saj federalizimin e Maqedonisë, atë çka sot Ali Ahmeti e kërkon prej nga pozicioni i opozitës. Deri sa ishte në pozitë, e sulmoi dhe shpartalloi PDK-në. Më kujtohet në atë kohë, Ali Ahmeti fshehurazi siç e ka adet në mënyrë tinzare me secilin anëtarë të PDK-së ishte takuar, prej kryetarit Kastriot Haxhirexha, sekretarin Xhevat Ademi, Fadil Bajrami, Tahir Hani etj. Secilit ju kishte ofruar poste që të shpartallonin PDK-në, e të antarësohen në BDI, dhe të zhdukej ideja e federalizimit. Në një moment, marr informata se shumica e PDK-së kanë bërë marrëveshje me Ali Ahmetin. Shkoj e takoj Kastriotin në Dibër. Më thotë se ai qëndron në PDK, të tjerët i marr në telefon në shpejtësi dhe të gjithë më premtojnë se nuk lëvizin prej PDK-së. Pas dy ditëve kur shoh në media Kastrioti e Xhevati e nënshkruajnë shkrirjen e programit të federalizimit të MK-së, i cili program ishte për t’i avancuar të drejtat e shqiptarëve. Morën poste të gjithë të PDK-së, e mua ma lëshuan një akuzë se isha kundër, dhe për dhjetë vite më mbajtën të izoluar në fshatin Tanushë. Tani pas njëzet viteve mundohen të mashtrojë shqiptarët me një ide që vetë e kanë shkatërruar. Tani Ali Ahmeti paguan ekspertë ndërkombëtarë për të ringjallur federalizmin?!

Marrë nga profili i autorit në Facebook.

Shënim: Për qartësi, postimi ka pësuar ndërhyrje editoriale nga @CSSDMacedonia, gjithnjë duke e ruajtur përmbajtjen e tekstit.