DUKURITË NEGATIVE TË PAKONTESTUARA

Nga Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe ZhvillimBota ec me një zhvillim modest, përderisa politika ka një diskurs përshkak të mos zgjidhjes së çështjeve shoqërore. Informacioni i marrë nga rrjeti digjital ka ndikuar në përshpejtimin e zhvillimit teknologjik në të gjitha anët e rruzullit tokësorë. Ky zhvillim jo paralel i avancimit tekniko-teknologjik ndaj reformimit politik, ka nxjerur bllokatorë në sipërfaqe ose njerëzit e interesit që duan të vazhdojnë jetën e tyre me korrupsion.

1. Në shekullin digjital është e mundshme të zbulohen transakcione ilegale nëpërmjet shërbimeve të sigurisë, si ato të larjes së parave, informacione që lidhen me kriminalitetin, të involvuarit në krim, marrëveshjet ilegale të nënpunësve shtetërorë, etj. Këto informacione, ka aftësi t’i zbuloj shërbimi sekret kombëtar në bashkëpunim me shërbimet sekrete ndërkombëtare. Sidoqoftë, elita politike për të izoluar korrupsionin ose marrëveshjet ilegale bën manipulim edhe me gjykatësit duke i caktuar pozitat e tyre në gjykatë, në mënyrë tinëzare! Kjo dukuri tani më ka kapluar gjithë rruzullin tokësorë sa që një politik-bërës nuk ka turp të flet para mediumeve, edhe pse në opinion është i quajtur korruptant ose diktator!
Politikanët e korruptuar kanë një gamë të gjërë të ushtrimit të manipulimeve, qoftë në aspektin dezinformativ deri tek hapja e krizave luftarake. Kemi raste të shpërndarjes së dezinformatave mbi opozitën që të eliminohet nga zgjedhjet parlamentare, si që bëhet me opozitën në Rusi duke e larguar nga zgjedhjet për shkak të ashtuquajturës “politikë antishtetërore”. Si dhe me hapjen e konflikteve me shtetet fqinje, për të larguar vëmendjen e residentëve të vet nga protestat dhe grushtetit. Këtu mund ta përmendim rastin, se si Benjamin Netanjahu filloi konfliktin ushtarak për të larguar vëmendjen e opinionit ndaj seancave gjyqësore të korrupsionit në Tel Aviv. Rasti tjetër, paraqitet në Serbi ku u falsifikuan rezultatet zgjedhore për fitore si dhe për të humbur besimin e popullatës tek opozita me një mandat shtesë. Aleksandër Vuçiq për të defokusuar vëmendjen tek falsifikimi i rezultateve zgjedhore, nuk mundi në këtë rast të hap një krizë luftarake në Kosovë dhe Bosnjë sepse zgjedhjet parlamentare të manipuluara ishin të konfirmuar nga organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit zgjedhorë si dhe e kritikuar nga organet e Bashkimit Evropian. Kjo është një njollë e zezë që do të vështirësoj negociatat për aderimin e Serbisë në BE. Raste tjera në rruzullin tokësorë kemi me shtetet autokratike sikur Korea e Veriut me Kim Jong Un-in që bën propagandë ushtarake për të defokusuar popullin nga kushtet e rënda për jetesë. Kështu veproi edhe presidenti i Venecuelës duke e shuar zërin e opozitës dhe kërkuar arest ndërkombëtarë për udhëheqsin që jeton në ekzil në ShBA.

2. Bota njeh shumë liderë autokrat që udhëheqin shtetin në kuriz të popullit.
Vërejmë se, elita politike e korruptuar dëshiron ti fsheh krimet e bëra në të kaluarën me zgjatjen e mandatit qeverisës në mënyrë manipulative. Me siguri se një gjendje e këtillë- për të jetuar në kuriz të tatimpaguesve, është sjellur nga gjykatat e shtetit që janë pjesëmarrës të korrupsionit nga “pasta e përbashkët”. Në këtë pikëvështrim gjykatat janë futur në lojë si rregula e kundërt e një loje të zakonshme futbolli, pra duke i futur në lojën e “korrupsionit” ato që janë të dobët dhe lojal ndaj kreut politik. Pra, çdo zgjatje e jetës së elitës totalitare politike, arrin të infektoj edhe njerëz tjerë duke i detyruar të marrin pjesë në marrëveshje ilegale me kërcinime të largimit nga puna.
Si që e dimë, lufta në Ukrainë ka ndryshuar rendin botëror. Rusia nën ndikimin e kësaj lufte ështe detyruar të mbyll shumë biznese që i kishte në Evropë si dhe e kundërta- shumë biznese ndërkombëtare që ishin në Rusi u mbyllën nga afarist Evro-Amerikan. Efekti domino i korrupsionit ekziston në BE sikur që është Polonia e cila kishte një korrupsion para arrdhjes në pushtet të kryeninistrit Tusk, si edhe Slovakia e cila aktualisht ka qeveri të korruptuar me Hungarinë edhe pse BE-ja shpesh i ka kritikuar. Ballkani akoma përfshihet nga nacionalizmi edhe pas tri dekadave të Luftës Jugosllave. Lëvizja e lirë e qytetarëve është e kufizuar vetëm në regjione shtetërore ku ekziston diversitet kulturor ose mjedis të pastër etnik. Me këtë rast tregtarët nuk mund të inkuadrohen në tregun e lirë me qëllim të gjejnë produktet me çmim preferencial. Pra, edhe pse ndaj institucioneve ndërkombëtare tregohet një imazh tjetër, brenda ndodh e kundërta! Vërehet një korrupsion, e izoluar me petkun nacionalist dhe populizëm që arrin të fitoj votues të rrinj për të siguruar mandat tjetër.

3. Qeveritë aktuale të Ballkanit në të shumtën e shteteve janë të trashëguara me politikanët e kohës Jugosllave dhe asaj të të Bashkimit Sovjetik, që kanë akumuluar kapital si të ndonjë afaristi të sukseshëm gjatë këtyre tre dekadave në tranzicionin politiko-ekonomik. Edhe pse disa shtete janë anëtarë të BE-së, interesi ekonomik personal dhe rehatinë që e gjetën tek pushteti, nuk i largoi nga dukuritë korruptive duke ndërtuar shtëpi të reja, blerë vetura luksoze, shpeshherë në udhëtime private, pushime verore luksoze, etj. Poashtu, privatizimi i kompanive shtetërore nuk solli progres por projekti politik përjetoi fijasko. Shumë kush që mendonte se me ligjin e privatizimit do të krijohen vende të reja pune, ato ishin vetëm zhgënjime. Me ligjin e privatizimit u pasuruan politikanët dhe drejtorët me ideologji komuniste, që ishin “shtegtarë” nga ish-shteti Jugosllav ose Bashkimit Sovjetik. Këtë e dëshmojnë shumë falimentime si arsye e mos menaxhimit të kompanisë së privatizuar. Atje mund të shihen objekte madhështore të lënë pasdore, si reparte të përpunimit tekstil, kompanitë me objekte të lëna të lëndës së parë, aluminit, akumulatorëve për vetura, amortizatorë për vetura, goma të ndryshme, etj. Shumica e tyre janë në pronësi të elitës politike dhe bashkëpunëtorëve të tyre sekret-besnikët e partisë. Këta patundshmëri të ish bizneseve shiten ndaj biznismenëve të huaj. Afaristët kombëtar mund të numërohen në gishta, dhe ato nuk kanë të punësuar shumë punëtorë. Nëpër regjione të ndryshme mund të shihen disa industri tenderesh nga shteti si për mihjen e minelareve natyrore si ato për prodhimin e rërës për ndërtimtari, prodhimin e çimentos, gëlqeres, thëngjillit, hidrocentrale, termocentrale, që karakterizohen si biznese që janë larg interesit qytetarë për shkak të punësimeve të vogla. Pra, pas privatizimit të bizneseve shtetërore, kompanitë me mijëra të punësuar falimentuan në Gadishullin Ballkanik, si dhe ato dështuan edhe tek tregu ndërkombëtarë dhe asaj të letrave me vlerë-bursa. Është karakteristike për ekonomitë e varfëra ballkanike se tek tregu i letrave me vlerë-bursa, marrin pjesë kompani shërbyese nacionale si bankat, biznese me akciza si fabrika e duhanit, karburanteve për automjete dhe amvisëri që na jep të kuptojmë se këto biznese nuk mund të kyçen në bursat ndërkombëtare të letrave me vlerë që është sinonim i kompanive ndërkombëtare me mijëra të punësuar dhe që operojnë në shumë shtete.
Nga këto rrethana kanë lindur migrimet e punësimit që e kanë lehtësuar punën e qeverive ndaj politikës së punësimit nacional. Me këtë rast mund të vërehet se Enti i Punësimit në komunat e ndryshme nuk ka aktivitet për punësimin e qytetarëve sepse një gjë nuk është e mundshme për shkak të numrit të vogël të vendeve të punës. Vërejmë se qeveria dhe komunat punësojnë simpatizant politik nëpër administratë publike si dhe nëpër shkollat arsimore. Rrjedh se, ato që nuk migrojnë për punë në BE, anëtarsohen me anë të partive politike për të punuar në administratë publike ose disa kompani shtetërore.