Nga Daniel Serwer
Më lejoni të filloj duke bërë tre pika kryesore që i konsideroj si më të qarta:
1. Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka një binjak (përfaqësues) në Ballkan. Atje agresioni është nëpërmjet luftës hibride i drejtuar nga Serbia, kryesisht kundër Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
2. Nëse Rusia arrin të fitojë territor në Ukrainë, ne duhet të presim një përpjekje shumë më agresive në Ballkan.
3. Nëse Rusia dështon në Ukrainë, do të dështojë edhe në Ballkan. Pse?
Pse atëherë, duhet të pyesni, se pse atëherë ka qenë kaq i butë Departamenti i Shtetit ndaj Serbisë, agjentit kryesor të Rusisë në Ballkan? SHBA ka lejuar miliarda dollarë investime të bankave zhvillimore amerikane të shkojnë në Beograd. Pentagoni po përpiqet të ringjallë bashkëpunimin ushtarak me ushtrinë serbe. Departamenti i Shtetit mbështeti vendimet joproduktive dhe të pajustifikuara nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë që favorizonin ekstremistët kroatë dhe sanksiononin serbët. Zyrtarët amerikanë u miqësuan dhe inkurajuan një qeveri pro-ruse të zgjedhur ngushtë në Mal të Zi. Ata kanë insistuar në formimin e hershëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, një propozim që do të dobësonte shtetin ende të ri të Kosovës. Disa i konsiderojnë këto lëvizje si të fundit. Por ato konsiderohen më mirë si pjesë e një historie të gjatë të gjetjes së rrugës së lehtë në Ballkan. Sado e vështirë që të ishte, Marrëveshja e Dejtonit iu duk më e lehtë Uashingtonit në vitin 1995 sesa humbja e Republika Srpska. Pasi Millosheviçi ra në zgjedhjet e vitit 2000 në Serbi, amerikanët shpejt u dhanë mbështetje të qartë pasardhësve të tij. Ata ndërprenë fondet për Lëvizjen e Rezistencës Otpor që synonte të mbante një sy të mprehtë në procesin e demokratizimit. Senatori Biden (atë kohë), argumentoi në një seancë dëgjimore disa vite më vonë se do të ishte më mirë të futej Serbia në procesin e pranimit në BE sesa të këmbëngulte që ajo të fitonte kandidaturën në bazë të meritave.
Reagimi i Serbisë
Qeveria serbe përfitoi nga kjo mbështetje për të refuzuar Planin e Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës. Në vend të kësaj, ajo e paraqiti Serbinë si një vend ushtarakisht “neutral”. Beogradi u riarmatos sa më mirë, kryesisht me ndihmën ruse. Kur “demokratët” zhgënjyes, por relativisht liberalë të Serbisë humbën zgjedhjet e vitit 2012, Uashingtoni u rreshtua pas pasardhësve të tyre nacionalistë.
Shumë menduan se mund t’i bindin për të zgjidhur çështjen e Kosovës me një lëvizje si “Nixoni drejt Kinës”. Presidentët Nikoliç dhe më pas Vuçiq nuk pranuan ta bëjnë këtë. Miqtë e Presidentit Vuçiq tani flasin hapur për një “botë serbe”. Kjo është analoge me “botën ruse” të Vladimir Putin dhe një sinonim i Serbisë së Madhe. Është vetëm çështje kohe para se Serbia të largohet nga marrëveshja e propozuar franko-gjermane që Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë muajin e kaluar. Uashingtoni megjithatë ka qenë i papërgjegjshëm dhe i paefektshëm. Mosgatishmëria e Vuçiqit për të nënshkruar, shfaqja e forcës gjatë “ditës kombëtare” të Republikës Srpska, kërcënimet e Beogradit për veprim ushtarak në Kosovë, vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës për të ndryshuar mënyrën e numërimit të votave një ditë pas zgjedhjeve, komprometimi i sekreteve të NATO-s nga qeveria pro-ruse e Malit të Zi, kontrolli i shtypit, ngacmimi i demokratëve liberalë dhe korrupsioni në Serbi – asnjë nga këto zhvillime nuk ka shkaktuar një përgjigje efektive nga Uashingtoni.
E padukshmja
Shpjegimi është shumë më pak se sa ndihmues. Uashingtoni nuk thotë asnjë fjalë për Ballkanin. Rajoni është shumë i ndërlikuar, tepër periferik, tepër rëndues. Pra, ai (SHBA) ia delegon hegjemoninë një “shteti kryesor”. Departamenti i Shtetit mendon se është Serbia, e cila është gjeografikisht në qendër, më e madhe se fqinjët e saj, pak më mirë ekonomikisht dhe një shtet shumë më i konsoliduar se republikat e tjera ish-jugosllave.
Nëse këtë ia delegoni një shteti kyç për të kontrolluar një rajon, ju duhet të duroni pjesën më të madhe të sjelljes së tij në rajon… Nëse shteti kryesor gjithashtu ruan marrëdhënie të mira me kundërshtarët tuaj, duhet të keni frikë nga një anim në atë drejtim nga shteti kyç. Prandaj, qeveria amerikane ngurron të thirrë Beogradin, edhe kur ajo mban anën e Moskës dhe Pekinit në politikën e jashtme dhe rrëshqet në mënyrë të pashmangshme drejt autokracisë në vend.
Ky është një koment i trishtuar, jo vetëm për diplomacinë amerikane. Fatkeqësisht, ajo favorizon një përfaqësues rus ndaj shteteve që me të vërtetë aspirojnë t’i bashkohen Perëndimit. Kjo është e shëmtuar. Por është gjithashtu e trishtueshme për rajonin, i cili ka arsye të forta të frikësohet nga destabiliteti. Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi të gjitha përballen me kërcënime për sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial si rezultat i trajtimit të Serbisë nga Amerika si shteti kryesor në Ballkan.
Por është e trishtueshme edhe për Serbinë, e cila nuk i përmbush më Kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në BE. Vuçiq mund të bëjë atë që i pëlqen brenda vendit, pa u shqetësuar për kufizimet në pushtetin e tij. Dhe është e trishtueshme për Kievin, i cili duhet të shqetësohet se çfarëdo që të bien dakord amerikanët në Ballkan, ata mund të kopjojnë në Ukrainë. Po për një Asociacion të Komunave me shumicë ruse në Donbas? Për ta thënë qartë: mënyra e lehtë për të dalë të çon në dështim.
(Materiali është përkthyer dhe shqipëruar nga gjuha angleze në gjuhën shqipe nga @ISSDMacedonia)
By Daniel Server
Let me start by making three main points that I consider the most obvious:
- Russian military aggression in Ukraine has a twin (representative) in the Balkans. There, the aggression is through the hybrid war directed by Serbia, mainly against Kosovo, Bosnia-Herzegovina, Montenegro and Macedonia.
- If Russia manages to gain territory in Ukraine, we should expect a much more aggressive effort in the Balkans.
- If Russia fails in Ukraine, it will also fail in the Balkans. Why?
Why then, you must ask, why then has the State Department been so soft on Serbia, Russia’s main agent in the Balkans? The US has allowed billions of dollars of investment from American development banks destined for Belgrade. The Pentagon is trying to revive military cooperation with the Serbian army. The State Department supported counterproductive and unjustified decisions by the High Representative in Bosnia that favored Croat extremists and sanctioned Serbs. US officials befriended and encouraged a narrowly elected pro-Russian government in Montenegro. They have insisted on the early formation of the Association of Municipalities with a Serbian majority in Kosovo, a proposal that would weaken the still young state of Kosovo. Some consider these moves to be the last. But they are better regarded as part of a long history of finding the easy way out in the Balkans. Difficult as it was, the Dayton Agreement seemed easier to Washington in 1995 than the loss of Republika Srpska. After Milosevic fell in the 2000 elections in Serbia, the Americans quickly gave clear support to his successor. They cut off funding to the ‘Otpor’ Resistance Movement that was meant to keep a sharp eye on the democratization process. Senator Biden (at that time), argued in a hearing a few years later that it would be better to bring Serbia into the EU accession process than to insist that it win candidacy on merit.
Serbia’s reaction
The Serbian government took advantage of this support to reject the Ahtisari Plan for the independence of Kosovo. Instead, it presented Serbia as a military “neutral” country. So, Belgrade rearmed as best it could, mostly with Russian help. When Serbia’s disappointing democrats but relatively liberal lost the 2012 elections, Washington lined up behind their nationalist successors.
Many thought that they could be convinced to solve the Kosovo issue with a movement like “Move towards China”. Then Presidents Nikolic and Vucic refused to do so. Friends of President Vučić now speak openly about a “Serbian world”. This is analogous to Vladimir Putin’s “Russian world” and a synonym for ‘Greater Serbia’. It is only a matter of time before Serbia withdraws from the proposed Franco-German agreement that Vuchich refused to sign last month. The Washington, however, has been irresponsible and ineffective. So, the Vučić’s unwillingness to sign, the show of force during Republika Srpska’s “national day”, Belgrade’s threats of military action in Kosovo, the decision of the High Representative of Bosnia to change the way the votes were counted the day after the elections, the compromising of the leaking of NATO secrets by the pro-Russian government of Montenegro, the control of the press, the harassment of liberal democrats and the corruption in Serbia – none of these developments have provoked an effective response from Washington.
The invisible
The explanation is far less than helpful. Washington does not say a word about the Balkans. The region is too complicated, too peripheral and too burdensome. So, thus delegates hegemony to a “leading state”. The State Department thinks it is Serbia, which is geographically in the center, larger than its neighbors, slightly better off economically and a much more consolidated state than other former Yugoslav republics.
If you delegate this to a key state to control a region, you have to put up with much of its behavior in the region… If the key state also maintains good relations with your adversaries, you must fear a tilt in that direction from the key state. Therefore, the US government is reluctant to call on Belgrade, even as it sides with Moscow and Beijing in foreign policy and slides inexorably toward autocracy at home.
This is a sad commentary, not only on American diplomacy. Unfortunately, it favors a Russian proxy war over states that truly aspire to join the West. This is ugly. But it is also sad for the region, which has good reason to fear instability. Bosnia, Kosovo and Montenegro all face threats to their sovereignty and territorial integrity as a result of America’s treatment of Serbia as the leading state in the Balkans.
But it is also sad for Serbia, which no longer fulfills the Copenhagen Criteria for EU membership. Forthat, Vucic can do what he likes domestically without worrying about the limitations on his power. And it’s sad for Kiev, which has to worry that whatever the Americans agree on in the Balkans, they can copy in Ukraine.
What about an Association of Municipalities with a Russian majority in Donbas? To put it plainly: the easy way out leads to failure!