Nga Jusuf Buxhovi
-Me këtë dokument politik-juridik, Kosova barazohej me njësitë tjera të federatës jugosllave
Në historikun e shtetndërtimit të Kosovës, kushtetuta që Kuvendi i KSA të Kosovës e miratoi më 27 shkurt 1974, shënon gurëthemelin e saj institucional, së cilës do t’i referohen: Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut 1990 dhe Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990. Me këtë dokument politik-juridik, Kosova barazohej me njësitë tjera të federatës jugosllave, ndonëse ruante gjendjen duale në raport me Serbinë (në kuadër të saj), por si subjekt konstituiv i federalizmit jugosllav. Kjo pasqyrohej në nenin 1 të kushtetutës federative në paragrafin e parë kur ajo radhitej bashkë me gjashtë republikat e tjera, ndërsa paragrafi i dytë theksonte (përbërjen) në kuadër të RS të Serbisë.
Kryetar i Komisionit që kishte përgatitur debatin publik ishte Fadil Hoxha. Ndërsa në punën e Komisionit Federativ për hartimin e Kushtetutës ishte përfshirë akademikët Gazmend Zajmi, Syrja Popovci, Esad Stavileci, juristët Kurtesh Saliu, Iliaz Kurteshi e të tjerë.
Duke i ndërlidhur me amandamentet kushtetuese të vitit 1968, me të cilat praktikisht filloi procesi i ndërlidhjes insititucionale të Kosovës me federatën jugosllave, me kushtetutën e vitit 1974 Kosova krijoi insitutcionet e pavarura të karakterit shtetëror: Bankën Qendrore, Mbrojtjen territoriale, Njësinë e vet në kuadër të Njësive speciale policore federative. Dhe, ajo çka është më e rëndësishme për subjektivitetin shtetëror, ishte kodi i veçantë ndër tetë kodet e njësive federative i dokumentet personale (leja e njohftimit dhe pasaportet me “K” Kosova të shkruara në gjuhën shqipe për qytetarët shqiptarë, i shkëputur nga kodi i serbisë me “S”. Por, ngritja institucioneve të pararura të Kosovës u shënua edhe me krijimin e insitucioneve të pavarurara arsimore dhe kulturore në gjuhën shqipe: Universietit të Kosovës në vitin 1970, Aklademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kosovës, Institutit Albanologjik, Insititutit të Historisë, Bibliotekës Univeristare, Teatrit, filmit dhe të zgjërimit të veprimtarisë botuse në gjuhën shqipe në kuadër të Ndërmarrjes Botuese Gatetare “Rilindja” mbi 200 tituj në vit si dhe gazeta dhe revista të shumta në gjuhën shqipe të nivelit jugosllav.
Siç dihet, pozita kushtetuese e KS të Kosovës në përputhje me kushtetutën e vitit 1974, u rrënua dhunshëm, me ndërhyrjen e Serbisë, më 23 mars 1989. Ishte ky një puç ndaj kushtetutës federative dhe ndaj rendit kushtetues, që i hapi rrugën shpërbërjes së federatës jugosllave në gusht të viti 1991 pas agresionit të Armatës Jugosllave në Slloveni. Rreth puçit kushtetues të Serbisë nga vitit 1989, të cilit i parapriu platforma e Akademisë së Shkencave dhe të Areteve të Serbisë nga viti 1986 si dhe libri i D. Qosiqit “Stvarno i moguce” (1986),u shkruan edhe libra nga autorë të ndryshëm botërore: Viktor Majer, Robert Grylih, R. Schallupa, J. H. Stadsmyller e të tjerë. Me ç’rast, për t’u kutpuar esenca e pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë e barabartë me njësitë e tjera dhe jashtë çfarëdo ndikimi të Serbisë, duhet parë sutidimin çekut Jan Pallah “Događaji na Kosovu 1959-1969”, të botuar në vitin 2028 dhe të përkthyer në serbisht në vitin 2020.
Ndaj këtij veprimi, intelektualët e Kosovës, reaguan me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989, koncepti i së cilës për barazi, u formula në kërkesën për avancimin e pozitës së saj kushtetuese në federatë, kërkesë kjo që politikisht evuloi nga barazia tek pavarësia pas vendimeve të Konferencës së Hagës të gushtit të vitit 1991 kur u pranua shpërbërja e federatës jugosllave. Me këtë rast edhe Kosova, Komisionit të Badinterit, ia paraqiti kërkesën për njohjen e shkëputjes nga kjo federatë në përputhje me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, vendimin e Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990 si dhe Referendumin për Pavarësi të shtatorit 1991. Ndonëse Komisioni i Badinterit nuk e shqyrtoi kërkesën e Kosovës, megjithatë nuk e refuzoi, pikërisht duke u mbështetur mbi paragrafin e parë të nenit 1 të kushtetutës federative të vitit 1974 ku edhe dy krahinat (ajo e Kosovës dhe e Vojvodinës), bashkë me gjashtë republikat, theksoheshin pjesë e konstitucionalizmit federativ. Madje, edhe GJND e Hagës, në vitin 2010, të drejtën e Kosovës për shpallen e pavarësisë, që nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, pos tjerash, do ta arsyetojë edhe mbi këtë fakt.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.