Përkujtesë historike: 13 korrik 1878
Kongresi i Berlini, i mbajtur nga 13 qershori deri më 13 korrik 1878, ndonëse injoroi çështjen shqiptare nga shkaku se shqiptarët nuk kishin statusin e kombësisë, por trajtoheshin në përputhje me përkatësinë fetare (milleti osman ose romej), u ballafaqua me referencën e parë të organizimit politik të shqiptarëve. Kjo ndodhi në saje të organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878. Nga Prizreni, por edhe nga të gjitha qendrat e vilajeteve shqiptare dhe diaspora, Kongresit të Berlinit iu dërguan kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ( fillimisht ato për mbrotjen e territoreve nga copëtimet për t’u plotësuar me ato për autonominë në kuadër të një vilajeti në Perandorisë Osmane). Kongresi, po ashtu, u ballafaqua edhe reagimet dhe kundërshtimet vendimeve të saj me anën e luftës së armatosur 1879-1880. Si të tilla, ato nxorën në dritë nacionalizmin shqiptar mbi përkatësinë gjuhësore, si një lëvizje politike,e cila në vitin 1881, formoi Qeverinë e Parë të Përkohshme, që ndonëse pas gjashtë muajsh u shua me dhunë nga Porta e Lartë, vuri në binarët e pandalshëm historik pavarësinë e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.
2025-07-13