Selim Ibraimi -Qendra e Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit -(CSSD)
Hyrje
Përgjimet e fundit në Maqedoni të bëra publike nga LSDM-ja në vitin 2015 shpalosën jo vetëm dobësinë institucionale dhe demokratike të Maqedonisë por edhe raportimin jo profesional dhe jo objektiv të mediave të të gjitha palëve të involvuara në konfliktin politik dhe partiak në Maqedoni. Figurat politike të partive në pushtet ishin një ndër më të prekurat që lanë pasoja në karrien e tyre dhe në jetën private.
Analizë
1. Për rastet specifike tashmë të njohura për opinionin, portalet që publikojnë lajme në gjuhën shqipe dhe maqedonase i transmetuan bisedat me karakter dhe me përmbatje të ndryshme.
Është detyrë e medias të raportojë dhe të informojë publikun dhe pas këtij parimi të artë të gazetarisë siç dihet kemi labirinthe politike dhe personale.Emocionet individuale shpeshherë ndikojnë në shkrimin dhe raportim e lajmeve.
Qëllimet ishin partiake, individuale dhe të argëtimit publik për t’i transmetuar video materialet që opozita i bëri publike dhe që me vonë ranë në duart e individëve të cilët në rrjetet sociale i transmetuan.
Përshkak të ndjeshmërisë së materialeve, në takimin e fundit të liderëve politikë në Përzhinë, u vendos që publikimi i po të njëtave të sanksionohet me ligj dhe kjo ndikoi që mediat-portalet, të mos i bëjnë më publike videot që nuk kishin burim specifik. Në shkallë të moderuar kjo u respektua por efekti e arriti qëllimin.
(Për më shumë lexo pjesën e sigurisë të Raportit special nga Reinhard Priebe)
2. Mungesa e ligjeve dhe e rregulloreve për portalet informative në Maqedoni është keqpërdorur nga organizatat dhe grupet e interesit dhe kjo u vërtetua me rastet e fundit. Në një shoqëri demokratike dhe ku funksionon shteti ligjor, disa momente nuk do të kalonin pa shtërngime ligjore.
Megjithatë fyerjet dhe sharrjet janë të dënuara më ligj dhe këtu duhet që të gjitha shtëpitë informative të lidhura tashmë me rrjetet sociale si: (Facebook,Twitter, Snapchat etj) dhe ato që prodhojnë video si (You Tube) të mbajnë llogari dhe përgjegjësi për materialet që prekin jetën private.
Në SHBA kemi raste të shumta kur është prekur privatësia e personit-individit i cili /e cila është zgjedhur nga votuesit dhe mban poste të larta shtetërore dhe publike.
Një vijë ndarëse është vështirë të vendoset dhe këtu teoriticientët e mediave janë të ndarë se si të raportohet për rastet specifike dhe komplekse.
3. Në Maqedoni duhet bërë disa hulumtime për mënyrën se si individë të caktuar erdhën deri tek materialet.Për lexuesit dhe dëgjuesit e partive kundërshtare, video materialet ishin me interes dhe kjo bëri që shpërndarja e tryre në rrjetet sociale të jetë masive.
Për nga aspekti teorik dhe praktik, publikimi i përgjimeve ishte shembull klasik i shtypit të verdhë (bulevardesk) të lajmeve nga portalet të cilët nuk i respektuan asgjë nga etika dhe morali.
Megjithatë të mos harrojmë së Maqedonia dhe Ballkani janë në proces tranzicioni dhe problemi duhet parë edhe nga nga një aspekt tjetër. Shpeshherë liria e fjalës keqpërdoret nga grupe të interesit, të politikës dhe të mediave.
4. Për më shumë, në shtetet e Perëndimit, shtetasi-votuesi ka të drejtë të kërkojë llogari nga deputeti apo zyrtari i zgjedhur. Në Maqedoni dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor ka pasur lëshime dhe thyerrje të ligjit edhe nga zyrtarë politikë dhe shtetërorë. Kufiri në rastet e këtilla do të ishte i vështirë të vendosej se kush ka të drejtë të informojë për rastet senzitive.
Në Maqedoni, përshkak të mungesës së gjykatave të lira, video materialet, shkakëtuan krizën e përfaqësimit medial se kush mund të drejtojë një media.
Shtypi i shkruar në gjuhën shqipe në përgjithësi nuk i ka botuar bisedat e larët përmenduara. Në disa raste, mediat opozitare me orientim, kundër partive në pushtet, këto materiale i ka publikuar.
Mediat sociale e kanë luajtur rolin kryesor në rastet e fundit dhe tashmë po shihet efekti i tyre sidomos në shoqëritë multietnike dhe në tranzicion. I njëjti vlerësim vlen edhe për shkrimet e mediave maqedonase.
Përfundim
Shtypi në një shoqëri të lirë duhet të raportojë dhe korrektojë pushtetin dhe politikanët. Në Maqedoni dhe në përgjithësi përshkak të dobësimit të institucioneve, të gjitha proceset devijuan dhe më këtë edhe mediat e shtypura dhe ato online.
Mungesa e kulturës politike dhe përgjegjësisë së gazetarëve me status të priveligjuar për të pasur liri transmetimi pa kufizime profesionale dhe morale, nuk i bën të amnestueshëm për raportimet tendencioze dhe jo objektive.Për më shumë kjo nuk i bën të paprekshëm as figurat politike që në detyrë zyrtare dhe të paguar nga taksa paguesit i keqpërdorin funksionet publike.
Në fund, efekti i mungesës së një informimi objektiv, të balancuar u vërtetua me përgjimet e fundit dhe kjo duhet të shërbejë si mësim për mediat reja dhe për politikanët.
Ngel në natyrën e gjykatave dhe ekspertëve të medias të ndërtojnë teori dhe praktika të reja për raste të përgjithshme dhe specifike.
Maqedonia ka nevojë për transformim të thellë medial, duke përfshirë edhe sektorin shqiptar të mediave. Ndodhë një media të jetë e pamëshirëshme dhe këtu nga këndi i raportimit të mediave në Maqedoni, për rastet e fundit u dëshmua si një domosdoshmëri për më shumë hulumtime dhe standarte në gazetari dhe paralelisht vazhdimit të forcimit të sektorit medial me kuadro profesionale.
Raportimi makiavelist për figurat me interes të lartë për publikun, zakonisht ka një fund epik dhe fatal për të gjitha palët të përfshira në konfliktin për pushtet.
CSSDMacedonia
CASE STUDY
SECTOR: MEDIA
2017