Analisti i Institutit të Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit në Maqedoninë e Veriut, Dr. Selim Ibraimi në një postim në FB ka theksuar se tani është koha që diplomati amerikan Gabriel Escobar, ato evropianë Mirosllav Lajcak dhe Josep Borrell, të rimendojnë lojën e tyre të bukur me Serbinë. Sipas tij planet për AKS-në duhet të rrëzohen. “Nëse ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike, fillimi është në Maqedoni, Preshevë etj etj. Veprimi i organizatave terroriste në Kosovë, të mbështetura nga Beogradi zyrtarë dhe Rusia, tregon se regjimi i Vuçiqit është i rrezikshëm për të gjithë”. Megjithatë, deklarata e sotme e Departamentit të Shtetit gjithashtu tregon se ShBA dhe BE do të vazhdojnë lojën e përkëdheljes ndaj qeverisë serbe dhe Vuçiqit. Nga ana tjetër, në skenën publike shqiptare veprojnë “analistë” që me një terminologji të gabuar përpiqen të minimizojë efektet shkatërruese të politikës serbe në rajon dhe në Kosovë. E di që disa për shkak të mungesës së njohurive bazë, (për shkak të mosndjekjes së marrëdhënieve ndërmjet shteteve, ndikimin rus dhe dëshirës për të qenë ekspert për të gjitha çështjet), sulmin e djeshëm mbi policinë e Kosovës përpiqen të justifikojnë si përpjekje serbe për të dalë jashtë sferës ruse. Por, takimi i sotëm i presidentit Aleksandër Vuçiq me ambasadorin rus në Beograd, i mohon të gjitha mendimet e mira për politikën e Vuçiqit nga mbështetësit mediatik e politik shqiptar.
2023-09-25