Doktrina marksiste-Pro et Contra

Nga Blerim Abedini, ISSD-NM– Rendi i ri botëror si duket vjen me ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe fushëbeteja të ushtrive, grupeve antiqeveritare, klaneve dhe karteleve me tregti të paligjshme dhe mercenarëve. Historia e ngjarjeve gjeopolitike përsëritet, por me aktorë tjerë që kanë marrë role të kundërta. Ndryshimi i taboreve politike ndodhi pas shekullit XIX-XX kur teoria e Karl Marksit dhe Fridrih Engelsit filloi të përhapet në Evropë. Ithtarët e kësaj doktrine nuk do të zbatojnë teorinë në praktikë sa i përket tregut të lirë që propozonte Marksi me kolegun Engels. Në fakt shtrembërimi i doktrinës ndodhi për privilegje grupore. Ky ishte përforcim i proteksionizmit në shekullin XX si mburojë ndaj produkteve kualitative të botës kapitaliste të cilën Marksi e definonte vetëm si mbrojtje e patentës së prodhimit manifakturor ose proteksionizëm. Për liberalizimin e tregut u orvat edhe John Kenedy por fatkeqsisht u vra nga grupet që ishin kundër globalizimit të tregut. Megjithatë globalizimi i tregut vazhdoi me hyrjen e kompjuterëve në ndërmarjet prodhuese. Pastaj kompjuterët u përdorën në shtëpi me rrjetin e internetit e cila mundësoi rrjedhjen e informacionit në katër anët e botës. Kjo ishte një sfidë e re për shtetet komuniste sepse informacioni e bëri të veten dhe Kina ish e para që filloi ti nënshtrohet tregut të lirë. Rrjedhja e informatës rizbuloi doktrinën komuniste dhe armiqtë e saj të vërtetë që synonin privilegje familjare dhe aristokraci të kufizuar mbi kuriz të klasës së varfër popullore. Pra, depërtimi i informacionit liberalizoi tregun ndërkombëtar dhe rizbuloi oligarkët dhe diktatorët e shekullit XX. Por, reforma tashmë ka filluar tek qeveria kineze e cila orvatet ti përmbahet rregulloreve ndërkombëtare të tregut me disa devijime të vogla siç ishte pandemia, kufizimi i shprehjes së lirë në Hong Kong dhe populizmi mbi teritorin e Tajvanit. Përkundër kësaj, Rusia u largua nga konkurenca lojale e prodhimeve duke u përqëndruar në shitjen e armatimit dhe resurseve natyrore energjetike. Resurset energjetike sjellin fitime të majme, por ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë i shkaktuan humbje të mëdha Rusisë. Tradhëtia ndaj doktrinës komuniste ndodhi nga individë mbi kuriz të qytetarëve dhe më pas e shëndruan shtetin në regjim. Devijimi nga Doktrina marksiste rezultoi me regres ekonomik tek Bashkimi Sovjetik dhe shtetet tjera komuniste si aleate. Fatkeqësisht, tregu i lirë u shëndrua në proteksionizëm të rrejshëm, masat sociale u shëndruan në mjete për shkurtimin e lirisë së shprehjes. Shqipëria atëherë si shteti më i izoluar në gjysmën e dytë të shekullit XX, përbëhej nga lidershipi i privilegjuar me një numër të vogël të administratës shtetërore. Pas rrëzimit të pushtetit u shfaqën qytetarët e revoltuar që kishin përjetuar vrasje, burgosje, rrahje, manipulime dhe mungesë të lirisë së shprehjes. Ndërsa, politika jugosllave për unitet federativ me aplikimin e doktrinës komuniste nuk dha rezultate, sepse nacionalizmi e kishte qendrën në Beograd dhe ç’do tentim i ruajtjes së unitetit i shtonte në numër armiqtë që ishin ithtarë të politikave asimiluese staliniste. Poashtu shprehjen e lirë e gjenim të kufizuar në Kubë, Vietnam, Kinë, Korenë e Veriut etj. Pra vëllazërimi komunist i shteteve nuk i aplikonte masat e Doktrinës së Marksit dhe Engelsit por interesin e grupit të privilegjuar që e kishte shijuar rehatinë e të jetuarit në pasuri. Epilogu i gjithë kësaj sajoi krizat në ish shtetet e Bashkimit Sovjetik me luftëra të përgjakshme. Ndërsa, Kuba duke u mbështetur në propagandën ish-sovjetike, tani përballet me tranzicion politiko-ekonomik. Ndër të gjitha, mund të shohim se në Kinë ka një progres të vazhdimit të doktrinës komuniste me disa devijime që janë trashëgimi e shekullit të kaluar si populizmi. Kështu që, tregu i lirë në Kinë la të hapura dyert ndaj botës disa herë dhe shpresojmë se ajo do të vazhdoj të mbajë këtë progres sepse është faktor kyç për ruajtjen e paqes në botë. Përkundrazi, Rusia dështoi në këtë drejtim, sepse politika e saj e progresit ekonomik bazohet në shitjen e armëve dhe burimeve energjetike si dhe masave politike të regjimit.

Marxist doctrine – Pro et Contra

By Blerim Abedini, ISSD-NM -The new world order seems to come with major geopolitical changes and battlefields of armies, anti-government groups, clans, and cartels with illegal trade, mercenaries, etc. The history of geopolitical events has repeated with other actors who have taken opposite roles. The change of political campus occurred after the XIX-XX century when the theory of Karl Marx and Friedrich Engels began to spread in Europe. Proponents of this doctrine will not apply the theory in practice regarding the free market that Marx proposed with his colleague Friedrich. The distortion of the doctrine occurred only for a certain group of privileged people. The misinterpretation of protectionism in the 20th century has been used as a propagandist tool to block products of the capitalist world, which Marx defined only as the protection of the manufacturing patent or protectionism. John Kennedy also tried to liberalize the market, but unfortunately, he was killed by the groups that were against the globalization of the market. However, the globalization of the market continued by including computers in manufacturing enterprises. After that, computers were used at the home with the Internet which enabled the flowing of the information in world. This was a new challenge for the communist states because information made an impact on China to enter the free market. The communist doctrine’s enemies aimed for raising their family privileges and some aristocracy for a certain group of people. In this context, the information flow has liberalized the international market and rediscovered the oligarchs and dictators of the 20th century. However, the reform has already begun in the Chinese government, which tries to adhere to international market regulations with some minor deviations such as the pandemic, the violation of free expression in Hong Kong, and populism above territory of Taiwan. Despite this, Russia moved away from loyal manufacturing competition by focusing on the sale of weapons and natural energy resources. Energy resources bring huge profits at first, but climate change and the war in Ukraine cost Russians a high price. Deviation from Marxist doctrine resulted in economic regression to the Soviet Union and other communist states as allies. Unfortunately, the free market turned into new protectionism and, social measures turned into tools for cutting the freedom of expression. Albania, as the most isolated state in the second half of the 20th century, consisted of privileged leadership with a small number of state administrations. After the coup in the government, the revolted citizens appeared who, experienced murders, imprisonment, beatings, manipulations, and freedom of expression. Meanwhile, the Yugoslav policy for federal unity by using the communist doctrine did not give results because nationalism was centered in Belgrade and every attempt to preserve unity increased the enemies who were proponents of Stalinist assimilationist policies. On another side, free expression was limited in Cuba, Vietnam, China, North Korea, and others.
So, the communist brotherhood of states did not apply the measures of the doctrine of Marx and Engels but the interest of the privileged group that have enjoyed the comfort of living in wealth.
The epilogue of all matters created crises in the former Soviet Union’s states with bloody wars. In this way, Cuba, by relying on Russian propaganda, now faces a political-economic transition. Among all, we can see that in China there is progress in continuing the communist doctrine with some deviations that are the legacy of the last century such as populism. The free market in China has opened its doors to the world several times and we hope that it will continue to maintain this progress because it is a key factor in maintaining world peace. On the contrary, Russia failed in this direction because its policy of economic progress depends on the sale of weapons and energy resources and regime as political tool.