SELIM IBRAIMI-

[box type=”shadow” ]Forcimi i idesë nga Perëndimi se Maqedonia duhet tëjetë shtet vetëm i maqedonasëve është një qasje e gabuar duke lënë gjurmë për mosmarrëveshje në të ardhmen në Maqedoni dhe e gjithë kjo politikë si nga Shkupi dhe nga jashtë veçse mund ta fuqizojë Rusinë në Maqedoni dhe në Ballkan pas 2020.[/box]

Ndikimi rus në Maqedoni ishte i fuqishëm gjatë viteve 2008-2017.Në rast se Maqedonia nuk do akomodohet si shtet atëherë është normale se vendi dhe shoqëria do të rënohet dhe hapësira politike s’do funksionojë dhe me gjasa që të ndikohet nga jashtë.
Por çdo imponim apo presion që ju bëhet partive opozitare për ta votuar MP-në pa marë parasyshë rezervat për implikimet e brendshme për shqiptarët të Marrëveshjes së Prespës dhe kinse rritjes së ndikimit rus në Maqedoni nuk qëndrojnë.
Një ambasador i mirë perëndimor me siguri ka njohuri se pjesa dërmuese e qytetarëve maqedonas nuk e dëshirojnë Aleancën perëndimore, janë të lidhur me sentimentin e vjetër rus dhe janë të interesuar vetëm për benifitet financiare të Europës.
Sëkëndejmi herët apo më vonë, vijat gjeopolitike ndarëse do ta përfshijnë Maqedoninë dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare s’do arrijë të mbrojë shtetet e Ballkanit nga çrregullimi i dekadës së tretë.
Nuk është menduar mirë nga diplomatët perëndimor se metodat e presionit ndaj një etnie që nuk e dëshiron as BE- në dhe Nato-n do të prodhojnë efekte të kundërta si rasti me referendumin e shtatorit.
Për të mbajtur Maqedoninë të bashkuar dhe që të mënjanohet vektori ndarës, e vetmja zgjidhje do të ishte “zgjidhja dy shtetërore” dhe të gjitha marrëveshjet me mbështetjen e shqiptarëve do të ishin afatgjate me bazë që Maqedonia të vazhdojë mbijetesën.
Forcimi i idesë nga Perëndimi se Maqedonia duhet tëjetë shtet vetëm i maqedonasëve është një qasje e gabuar duke lënë gjurmë për mosmarrëveshje në të ardhmen në Maqedoni dhe e gjithë kjo politikë si nga Shkupi dhe nga jashtë veçse mund ta fuqizojë Rusinë në Maqedoni dhe në Ballkan pas 2020.(ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

[box type=”info” ]Shënim: Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia[/box]