Sinani:”E papranueshme është loja që ne të quhemi qytetar me etni kombëtare- maqedonas të Maqedonisë së Veriut…”

Intervistë me profesorin universitar Dr.Arsim Sinanin.Bisedoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia@ISSDMacedonia)

###

[box type=”info” ]Ka një tendencë për ta heshtur opinionin publik dhe kjo shihet si një kontroll i fortë që ushtrohet mbi mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni, njëjtë si në qeverisjen e Gruevskit. Identiteti ynë është identitet shqiptar këtë duhet ta dijnë të gjithë, këtu nuk ka asnjë lëshim, as sot, as nesër, as pasnesër. Por qarqet e huaja punojnë mjaft edhe me ndërkombëtarët duke i gënjyer e duke i kontrolluar qeveritarët shqiptar që nuk guxojnë as gojën ta hapin dhe dihet se pse. Por identiteti shqiptar është i fortë s’ka kush e zhbënë atë. Ushtria e Kosovës është garancë që ti dobësohet shpina Rusisë dhe kjo tregon se shqiptarët kanë shumë punë në të ardhmen.[/box]

###

 

ISSD: z.Sinani si e shihni gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni pas Marrëveshjes së Prespës dhe debatin parlamentar mbi ndryshimet kushtetuese?

Sinani: Shpërbërja politike e shqiptarëve në Maqedoni është në fokusin e establishmetit politik maqedonas. Në vend që shqiptarët të jenë themeltar të vendit ata, u përdorën nga kryeministri aktual Zoran Zaev për të jetësuar agjendat qeveritare. Doktrina maqedone këtë e ka bërë që nga themelimi në të gjitha proceset, pasiqë nebulozat e tyre e kanë frikë doktrinën shqiptare e cila në esencë është mentalitet europian e perëdimor.

Loja e kësaj doktrine dëshiron që shqiptarët t’i përdor ashtu siç po i përdor brenda partisë së vetë LSDM-ja si një lloj mburoje për të realizuar nëpërmjet tyre interesat e popullit të vetë. Të njejtën po e përdor me partinë shqiptare në pushtet BDI dhe satelitët e vegjël të cilët i devalvoi deri në masën sa me votat e veta LSDM-ja i legjitimoi kryetarët e komunave shqiptare për mos të pasur zhvillim shqiptarët e duke zgjedhur njerëz që shqiptarët nuk i donin. Në vijim do shohim parti, lëvizje, këshilla e bishta të reja të cilat janë të sponzorizuara djallërisht nga LSDM-ja për të frenuar shqiptarët që të jenë themeltar të Maqedonisë. Shikoni se çfarë strukture ka qeveria dhe do e kuptoni se pse gjendja e shqiptarëve sa vjen e keqësohet.

  • E pakuptueshme është që shqiptarët të cilët e rrënuan doktrinën e Gruevskit sot janë opozitë ndërsa ata që i shërbyen me devotshmëri, janë pjesë e Qeverisë “reformatore” të Zaevit. Me një fjali me ndryshimet kushtetuese shqiptarët nuk do të fitojnë asgjë e them me përgjegjësi derisa në kushtetutë nuk janë themeltar shqiptarët, gjërat do të mbeten kështu dhe çështja shqiptare mbetet e hapur në Maqedoni.

ISSD: z.Sinani a konsideroni se partia shqiptare në pushtet me të gjitha kapacitetet e saja ka pasur impakt në procesin e Marrëveshjes së Prespës ?

SinaniMbyll një problem e le të hapur edhe një problem tjetër, kjo është ajo çka ndodhi. Aktori kryesor zyrtari maqedonas, Bujar Osmani bëri gjumë gjatë gjithë procesit negociator dhe arsyet e kësaj i di vetë ai dhe duhet të jep llogari para partisë së tij, dhe para shqiptarëve. Vetë hapja e hetimeve ndaj tij flet se kush ishte përfaqësuesi i shqiptarëve në këto negociata ndërsa rezultatin e dijmë të gjithë. Na e futën një peshk të madh- krapin nga Liqeni i Prespës ta hamë të gjallë.

Lëvizjet e LSDM-së i kuptoj qartë, poashtu edhe të aksit Beograd-Moskë-Athinë se janë në gjendje ta mbajnë gjallë aksin e vjetër duke e dëmtuar aksiv shqiptar dhe idenë përëndimore të shqiptarëve. Por kjo paketohet bukur duke na e vendosur neve para BE-së dhe NATO-s që në esencë është pika më e dobët e indit kombëtar shqiptar pasi para asaj ideje ne jemi në gjendje të tërhiqemi.

ISSD: z.Sinani sipas jush çfarë duhet të ndryshohet për sa i përket shtetësisë që buron nga Marrëveshja e Prespës dhe që e prek sipas jush identitetin shqiptar?

  • Sinani:Ideja që shqiptarët të mbeten në pozitat që i kanë është një truk i partive maqedone e shqiptare që janë pjesë e qeverisë. Kapja e figurave kryesore shqiptare është pengesa kryesore pasiqë ata, nuk mundën ta hapin gojën sepse do pasonin reperkusione. Për më shumë, derisa flasim si mund të shpjegohet kur duke e ndërtuar identitetin e vetë pala maqedone shkel mbi identitetin shqiptar? E papranueshme është loja që ne të quhemi qytetar me etni kombëtare- maqedonas të Maqedonisë së Veriut.Identiteti ynë është identitet shqiptar këtë duhet ta dijnë të gjithë, këtu nuk ka asnjë lëshim, as sot, as nesër, as pasnesër.
  • Por, qarqet e huaja punojnë mjaft edhe me ndërkombëtarët duke i gënjyer e duke i kontrolluar qeveritarët shqiptar që nuk guxojnë as gojën ta hapin dhe dihet se pse. Por identiteti shqiptar është i fortë s’ka kush e zhbënë atë.

ISSD: z.Sinani si e vlerësoni pozicionin amerikan për sa i përket statusit juridik të shqiptarëve dhe shqetësimeve që janë ngritur nga Diaspora shqiptare, qarqe intelektuale dhe opinioni publik shqiptarë në Maqedoni?

Sinani:Amerikanët e dinë pozicionin real të shqiptarëve, e dinë poashtu mirë se vija e fundit në Ballkanin Perëndimor mes ShBA-së dhe Rusisë rojtar të vlerave perëndimore jemi ne- shqiptarët. Poashtu edhe te balanset gjeostrategjike ne jemi garantorët e devijimeve që i bëjnë kombet tjera në mënyrë tinzare.

Ka një tendencë për ta heshtur opionion publik dhe kjo shihet si një kontroll i fortë që ushtrohet mbi mediat në gjuhën shqipe, njëjtë si në qeverisjen e Gruevskit. Por nuk mund të kontrollohet gjithçka dhe është e qartë se shqiptarët nëpërmjet diasporës shqiptare në Evropë e posaçërisht në Danimarkë që është shumë vitale, e konsolidimit të një gjenerate të re të Diasporës shqiptare në ShBA e cila po strukturohet mirë, do fitojnë terren, njerëzit, patriotët që ia duan të mirën shqiptarëve dhe do të lëvizet nga pika e vdekjes politike në të cilën gjendemi.

U pa me lëvizjet që u bënë kohët e fundit, se shqiptarëve shpëtimi u vjen nga diaspora jonë në ShBA.Shihet se diplomacinë po e bëjnë shqiptarët nga ShBA edhe çdo lëvizje që është e mirë është një lajm i mirë për ne.

[box type=”shadow” ]Duhet thënë se amerikanët janë popull praktik dhe e kuptojnë hallin tonë me kombet tjera dhe është mirë t’i dëgjojnë edhe shqiptarët pasiqë ne jemi garantues të ardhmërisë perëndimore. Ne jemi vëllezër me amerikanët kështu do mbetet përjetë kështu i shoh relacionet mes nesh.[/box]

 

ISSD: z.Sinani Kosova dalëngadalë duket se do ta ketë ushtrinë e vet, por ndërkohë në qarqe flitet se do ketë bisedime shqiptaro-serbe mbi normalizimin e marrëdhënieve. Si e vlerësoni pozicionin e Kosovës në bisedimet eventuale?

Sinani:Koha ishte që të ndodhë një gjë e tillë pasi kështu vendosen përfundimisht vijat ndarëse mes lindjes e perëndimit dhe shqiptarët e kanë treguar se janë investimi real në Detin Adriatik dhe Detin JonUshtria e Kosovës është garancë që ti dobësohet shpina Rusisë dhe kjo tregon se shqiptarët kanë shumë punë në të ardhmen dhe mbeten pengesa e vetme e mendësisë antiperendimore. Shqiptarët e Kosovës kanë shumë punë për të bërë mëtutje.Perëndimi them se duhet ta kuptojë se Serbia në bisedimet me Kosovën është në pozicionin e humbësit dhe si e tillë duhet të trajtohet nga ShBA dhe Evropa.

Kosova u bë shtet me këtë mbështetje ne këtë e kuptojmë mirë dhe do e ruajmë pozicionin tonë me Perëndimin, është garancë për ardhmërinë tonë e rajonin.

###

  • [box type=”shadow” ]Arsim Sinani:”E pakuptueshme është që shqiptarët  të cilët e rrënuan doktrinën e Gruevskit sot janë opozitë ndërsa ata që i shërbyen me devotshmëri, janë pjesë e Qeverisë “reformatore” të Zaevit. Me një fjali me ndryshimet kushtetuese, shqiptarët nuk do të fitojnë asgjë e them me përgjegjësi derisa në kushtetutë nuk janë themeltar,gjërat do të mbeten kështu dhe çështja shqiptare mbetet e hapur në Maqedoni”.[/box]

 

Shënim:

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.