Home / CRITICAL SECURITY / Puna në distancë dhe siguria e saj

Puna në distancë dhe siguria e saj

Nga Blerim Abedini ISSD-NM

Pas pandemisë së Covid-19 puna në shtëpi bëhet shprehi e përdoruesve të internetit. Duke u bazuar në praktikën e punës me internet gjatë kohës së pandemisë në një periudhë njëvjeçare 2019-2020 u hetuan disa përfitime të mëdha të bizneseve multinacionale sikur Microsoft me të ardhura vjetore shtesë prej 500 miliard $, ZOOM me ardhura shtesë prej 50 miliard $, Shopify me ardhura shtesë prej 100 miliard $, Netflix me ardhura shtesë 100 miliard $, T-mobile në ShBA me ardhura të rritura në 100 miliard $, Meituan me seli në Pekin me ardhura të rritura prej 150 miliard $ nga shitjet e produkteve me internet, PayPall nga transakcionet online me të ardhura të rritura prej 150 miliard $, korporata Pinduoduo me seli në Shangaj me ardhura të rritura në 170 miliard $, korporata NVIDIA me seli në Kaliforni me ardhura të rritura në 170 miliard $ duke shitur prodhime harduerike, korporata Facebook me ardhura të shtuara në 200 miliard $.

Megjithatë sigurimi i rrjetës është përgjegjësi e madhe dhe luftë pa kompromis. Korporata gjatë vitit 2019 kishte 500 milion sulme kibernetike ndaj përdoruesve të saj, informatat personale e të cilëve u shpërndan në 160 shtete për qasje të lirshme në internet. Korporata Facebook sot ka afër 3 miliard përdorues. Ajo çdo ditë ka 160.000 sulme kibernetike që zakonisht bëhen me anë të mesazheve dhe linqeve mashtruese. Masat e ndëshkimit ndaj korporatës Facebook në 2019 ishin 5 miliard $ për nivelin e ulët të masave të sigurisë nga sulmet kibernetike.

Sidoqoftë interneti kushton më tepër se çdo monedhë sepse ka karakter edukativ. Shekulli i informacionit ndihmon qeveritarët të akuzojnë abuzimet dhe mjetet jo demokratike që ushtrohet nga ana e grupeve me qëllime kundër mirëqenies shoqërore. Interneti ka ndihmuar parandalimin e incidenteve shoqërore, sociale, klimatike, luftarake si dhe për negociatat e brishta bilaterale dhe ato multilaterale.

Sot puna me internet në vazhdimsi bëhet realitet duke zvogluar papunsinë kombëtare dhe atë globale. Me përfitimin e aftësive të posaçme që kërkon një pozitë pune në platformën digjitale, dhoma në shtëpi shëndrohet në një zyrë afariste si dhe hapësirë e posaçme për komunikim me administratat e kompanive botërore.

Për të shmangur ose zbutur kërcënimet e mundshme gjatë punës në distancë, laboratori i sigurisë kibernetike dhe antiviruseve- Kaspersky ka prezentuar 10 këshilla sigurie për punën në distancë:

1. Përdorni programe antivirus dhe sigurie në internet në shtëpi.

2. Mbajini anëtarët e familjes larg pajisjeve të punës.

3. Investoni në një mbulesë rrëshqitëse të kamerës së internetit.

4. Përdorni një VPN.

5. Përdorni një zgjidhje të centralizuar(mobile)0 të ruajtjes.

6. Siguroni Wi-Fi në shtëpinë tuaj.

7. Kujdes nga videokonferencat.

8. Fjalëkalimet tuaja të jenë të forta dhe të sigurta.

9. Mbroni llogarinë bankare në internet.

10. Jeni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve me email.

Pra përdorimi i internetit qoftë për informim, edukim ose biznes është një formë e re e jetës digjitale që kërkon përgjegjësi për distancim nga persona dhe grupe me tendenca negative si dhe përkushtim ndaj punës duke i përdorur masat mbrojtëse ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.

Referencë:

https://finance.yahoo.com/news/15-companies-benefited-most-pandemic-101257486.html

https://www.wired.com/story/facebook-data-leak-500-million-users-phone-numbers/

https://www.statista.com/statistics/1192850/fines-and-penalties-imposed-on-facebook/

https://www.seccuri.com/blog/security-breaches-of-remote-working

About Admin