SELIM IBRAIMI-Vazhdon ndarja e shoqërisë në Maqedoninë Veriore.Fushata presidenciale po dëshmon se sa larg është ndërtimi i një shoqërie për të gjithë banorët e Maqedonisë.

Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të mbështetur nga partitë politike (BDI, PDSH dhe Alternativa) janë të gatshëm ta votojnë kandidatin qeveritar Stevo Pendarovski, ndërsa pjesa dërmuese e popullatës maqedonase do të votojë mbi baza etnocentrike.

Ndarjet ndëretnike dhe mosbesimi po e dominojnë fushatën presidenciale e cila nuk ka gjasa të rrisë kohezionin e brendshëm etnik. Koncepti për një “Republikë për të gjithë” është parë nga maqedonasit dhe qeveria si konkurencë ndaj konceptit “Shoqëri për të gjithë” e cila synon reduktimin etnik dhe shkrirjen etnike në qytetarë besnik të partisë dhe shtetit.

Të dyja konceptet presidenciale nxorrën pengesat serioze që ka Maqedonia e sidomos raportet shqiptaro-maqedonase, që nuk shënojnë përparim serioz. Frika ndëretnike për marrje të pushtetit dhe për një qeverisje të mirë do të vazhdojë të mbajë peng Maqedoninë Veriore.

(ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

BRIEF