Importi -faktorë kyç në vasalitetin e një shteti

Selim Ibraimi (CSSD)-Adaptimi i koncepteve të shoqërive të avancuara dhe mos përshtataja e po të njëjtave me gjendjen reale me të cilën është duke u ballafaquar Maqedonia, është një faktor tjetër që do ta pengojë vendin.

Studiuesi suedez Kjellen duke ekzaminuar shtetin, teoritikisht e ndau atë në pesë kategori kryesore dhe më e rëndësishmja sipas tij ishte gjeopolitika.

Realisht Maqedonia dhe shumica e vendeve si Maqedonia e kanë problem të formulojnë strategji kombëtare.

Nga ana tjetër për sa i përket topopolitikës, pozicionit të shtetit, Maqedonia nuk ka pozitë të rëndësishme si shtet. Ndërsa  për formën e shtetit dhe tipareve fizike të shtetit të Maqedonisë, këtu s’ka hamendje se vendi pa dalje në det dhe pa burime mbetet në varësi të fuqive rajonale dhe atyre globale.

Në rast se një shtet importon më shumë se sa eksporton,atëherë ai shtet deri sa të ekzistojë do të jëtë nën influencën e forcave të jashtme dhe sovraniteti i tij do të kërcënohet.

Dëshira për territor dhe identitet kombëtar përsëri u bë aktuale dhe pa dilema u bë pjesë e politikës së jashtme të Maqedonisë. “Gjeopolitika e duhur” është njësia gjeografike e kufizuar nga kufijtë, jashtë nga “kufijtë natyrorë” dhe nga brenda një “territori natyror”.

Kufijtë mund të jenë politikë dhe natyrorë, siç janë kufijtë malorë, kufijtë e lumenjve dhe zonat kufitare natyrore si shkretëtirat, moçalet si dhe pyjet dhe zonat kufitare të krijuara nga vetë njerëzit.

Maqedonia me tentativat për rregjistrim si shtet i vetëm të maqedonasëve dhe të një gjuhe për përdorim ndërkombëtar, në fakt po fshinë  identitetin etnik dhe burimor të shqiptarëve të Maqedonisë.

Pika e nxehtë në procese cila duhet të vlerësohet është evolimi i raportet shqiptaro-maqedonase.

Një komb që nuk ju përshtatet trendeve rajonale dhe globale është i destinuar të ecë jashtë  proceseve demokratike.

Maqedonia deri më tash ka qenë shembull i keq. A do ta vazhdojë qeveria e re me këtë politikë të mohimit dhe dominimit? Vitit 2018 pritet të jetë mjaft i rëndësishëm  për Maqedoninë se si do të veprojë në arenën ndërkombëtare.

 

Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore) 

Autor: Selim Ibraimi

5.10.2017