SELIM IBRAIMI-Ribërja e popujve të Ballkanit ishte një ndër projektet më të vështira të Fuqive të Mëdha pas Konferencës së Parisit e deri në vitin 1945 ku marrëdhëniet ndërkombëtare pësuan një ndërrim radikal me pasoja për popujt dhe etnitë që ranë nën Bashkimin Sovjetik apo të vendeve të reja komuniste në Europën Qendrore dhe në Ballkan.

###

Ndarjet nuk ishin raciale por për shkak të nacionalizmit të hershëm europian dhe atij ballkanik në thelb kishin të bënin me dominimin dhe shfrytëzimin e burimeve. Në Europën Juglindore gjatë luftërave ballkanike dhe pas formimit të Mbretërisë Serbo-Kroate –Sllovene (SKS), Serbia ishte një ndër lojtarët kryesorë ku fuqitë e mëdha e llogarisnin si një bosht ku europianët do të mund të vazhdonin ekspanzionin në jug pas përfundimit të Konferencës së Parisit.

Serbia fitoi një status të konsiderushëm gjeopolitik dhe kjo shihej me rëndësinë që i jepte Mbreti Aleksandri i I, lidhjeve me Francën, Anglinë dhe ShBA. Pas atentatit të Aleksandrit në Marsejë të Francës, Serbia filloi të demostrojë politika të shpërnguljes së etnive tjera nga  territori i njohur tashmë nga Fuqitë e jashtme dhe këtu më së shumti pësuan shqiptarët të cilët tashmë pothuajse 25 vite pas Konferencës së Londrës ranë nën ndikim serb apo të fuqive rajonale.

###

Shpërnguljet me dhunë dhe vrasjet sistematike më vonë pas rikonfigurimit të raporteve ndërkombëtare në vitin 1945, segregacioni dhe shtypja që vinte nga qeveria federale në Beograd, krijoi një ambient të ftohtë të raporteve ndëretnike duke filluar nga Sarajeva e deri në Maqedoninë e atëhershme socialiste.

###

Ky ishte një segregim etnik dhe urretje, që bazën e kishte diku pas dështimit të Perandorisë Osmane për të pushtuar Vjenën dhe orekstit që shfaqën serbët për territoret në jug në Ballkanit. Aleancat që u ndërtuan në atë kohë në Ballkan, ishin në disfavor të shqiptarëve që jetonin në vilajetet në Europën Juglindore dhe paralelisht idetë kombëtare për shtete homogjene etnike lindën nga poetët dhe autorët serbë apo malazezë shumë më parë se sa zgjimi kombëtarë t’i përfshijë shqiptarët.

Segregimi pas vitit 1946 në ish Jugosllavi ishte një preludë për shkatërrimin e federatës dhe shpërthimin e mllefit ndaj njërit tjetrit në vitin 1991 me shkapërderdhjen e sistemit jugosllav. Grimca të segregimit të jetës së ndarë lanë pasoja në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoninë Veriuore. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)