SELIM IBRAIMI-INSTITUTI I STUDIMEVE TE SIGURISË DHE ZHVILLIMIT-

Hyrje

Në mesin e shumë fjalëve që përdorin sot njerëzit në mënyrë të ndërsjelltë, në komunikimin e përditshëm dhe atë politik, ekzistojnë edhe nocionet kombësi dhe shtetësi. Kombësia dhe shtetësia janë një nga nocionet më të keqkuptuara në botë dhe në veçanti, keppërdoren për qëllime të politikave ditore dhe shtetërore.

Dallimi kyç: Elementi kryesor dhe dallues midis shtetësisë dhe kombësisë është se shtetësia më shumë  është një koncept politik dhe ligjor, ndërsa kombësia më shumë është një nocion kulturor dhe etnik.Kombësia e një individi zbulon vendin e lindjes, dmth nga ku ai / ajo i përket. Ajo përcakton përkatësinë e një personi në një komb me hapësirë të caktuar.1Kombësia është në lidhje të ngushtë me kombin, që një person e merr nga lindja.

Nga ana tjetër, shtetësia është paksa më ndryshme, gjë që kërkon që një person të përmbushë formalitetet ligjore për t’u bërë një anëtar i njohur i shtetit përkatës ose nëpërmes formave tjera apo të procesit të natyralizimit.Për më tepër, kombësia është një çështje e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërkohë që shtetësia është çështje e jetës së brendshme politike të vendit dhe shpeshherë bëhet objekt i bisedimeve diplomatike siç ishte rasti i (mos) marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë.2

Marrëveshja

Pranimi përfundimtar në zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në REZOLUTAT 817 (1993) DHE 845 (1993) TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, SIPAS ZGJIDHJES SË RËNDËSISË SË PRANIMIT TË PËRKOHSHËM NGA 1995 DHE PËR THEMELIMIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK NDËRMJET VENDEVE.3

PJESA 1

Neni 1(b).Shtetësia e Palës së Dytë do të jetë maqedonas / shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi ajo do të regjistrohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit.

Sipas nenit 1 (3) të marrëveshjes, shtetësia do të jetë: Maqedonas / qytetarë të Maqedonisë Veriore.

Sipas nenit 1 (3) të marrëveshjes, gjuha zyrtare e vendit është gjuha maqedonase.

Identiteti maqedonas

Shtetësia është maqedonase, tani dhe në të ardhmen.Pa asnjë fusnotë me shpjegim të mëtejshëm. Nga bisedimet e zhvilluara në mes dy shteteve është konfirmuar gjuha maqedonase – identiteti është ruajtur.

Sipas nenit 7 të marrëveshjes, identiteti maqedonas pasqyron territorin, gjuhën, njerëzit, me të gjitha atributet,me historinë e saj, kulturën dhe trashigiminë.

Në bazë të marrëveshjes, organet shtetërore dhe përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë janë të detyruara të prodhojnë dokumente vetëm të mbështetura në marrëveshjen greko-maqedone dhe kjo ka të bëjë edhe me dokumentet e udhëtimit-pasaportat.

Versioni i fundit dhe aktual i dokumenteve të udhëtimit që janë pronë e R. së Maqedonisë, e pasqyron shtetësinë dhe kombësinë si vijon: Државјанството/Shtetësia/Nationality/Nationalite

                                                             Македонско/Maqedonisë/Macedonian

Këtë formë e kanë bërë vetë organet e shtetit dhe nuk kanë pasur detyrime ndërkombëtare të bazuara në ndonjë marrëveshje rreth emrit dhe identitetit.

Tani në bazë të nenit 1 pika (3),  shtetësia e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që buron nga marrëveshja e re do të jetë maqedonas dhe me siguri në kolonat e pasaportave do të theksohet po e njëjta.

Vazhdon paqartësia se çfarë përfaqëson “Maqedonas” në kolonën e parë ndërsa është e kuptueshme  për / qytetarë të Maqedonisë Veriore.

Statusi i shqiptarëve dhe shtetësia e tyre

Kur është nënshkruar marrëveshja më mes dy palëve, shqiptarët në Maqedoni siç dihet për nga Kushtetuta nuk njihen si popull shtetformues dhe as gjuha shqipe nuk është ende zyrtare në nivel shtetëror dhe në komunikim ndërkombëtar për tu bërë objekt diskutimesh në tryezat diplomatike e negociuese. Atributet e tyre si statusi dhe gjuha ende barazohen me pakicat tjera që jetojnë në Maqedoni.

Negociatorët e palës maqedonase gjatë bisedimeve i kanë kushtuar kujdes pozicionit të tyre në tërësi të çështjes dhe interesit nacional maqedonas dhe gjatë fazave të negociatave kanë marrë për bazë Preambulën e Maqedonisë dhe definimin aktual kushtetues të shqiptarëve e jo siç është interpretuar nga politika ditore dhe propaganda e partive shqiptare. Është ruajtur identiteti shetëror, etnik dhe kulturor i maqedonasëve etnik, pasi ato janë bartës të sovranitetit shtetërorë. Këtë fakt disa herë e ka përsëritur kryeministri Zoran Zaev në momente tjera të rëndësishme pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Rishqyrtim

1.Politikanët që përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë kanë theksuar se identiteti i tyre nuk është dhe nuk ka qenë çështje e kontestuar nga pala greke por vetëm i maqedonasëve.

2.Nuk ekziston marrëveshje ndërkombëtare që përfshinë vetëm një grup etnik, kuptohet nëse në atë shtet jeton vetëm një komb apo etni. Në rastin konkret, në çështjen e Maqedonisë është e kundërta. Marrëveshja ësht ë gjithëpërfshirëse.

3.Në bazë të kësaj marrëveshje, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin duhet të mbështeten nga qeveria e Maqedonisë dhe banorët e saj me vullnet që do të shprehet në referendum dhe ndryshime kushtetuese.

4.ËSHTË TEPËR E DISKUTUESHME NËSE VETËM ME DOKUMENTET E UDHËTIMIT MUND TË REFLEKTOHET IDENTITETI ETNIK DHE SHTETËSIA APO TË SHKRIHET NJË KATEGORI NË TJETRËN, PRA VETËM TË FIGUROJË E SHTETËSISË SI VIJON: REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE, PA PËRCAKTIME ETNIKE.

Opsioni i pranueshëm:

Државјанството/Shtetësia/Nationality/Nationalite

Република на Северна Македонија /Republika e Maqedonisë Veriore/ Republic of North Macedonia

 

5.Shtetësia e shqiptarëve të Maqedonisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës (MP)-së vazhdon të mbajë të tensionuara raportet në mes partive politike shqiptare.

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka deklaruar se në kolonat e shtetësisë, në dokumentet e udhëtimit, shqiptarëve etnik do t’ju theksohet identiteti maqedonas.

Gjendja faktike dhe reale është se shqiptarët e Maqedonisë janë shtetas të R. së Maqedonisë. ASH në një reagim tha se janë për në BE dhe NATO po vetëm si shqiptarë e jo si maqedonas.

Zyrtarë të lartë të BDI-së që kanë prezentuar qëndrimet e delegacionit qeveritarë maqedonas në bisedimet dypalëshe, në disa raste kanë qenë të paqartë për opinionin dhe votuesit rreth detajeve të kombësisë dhe interpretimeve të shtetësisë maqedonase. Për një version të ri të dokumenteve të udhëtimit nuk është biseduar në mes partnerëve qeveritarë.

Përfundim dhe mendime për të ardhmen e rajonit

Për nga natyra, marrëveshjet duhet të mbyllin konflikte dhe mospajtime të brendshme dhe të jashtme.

Marrëveshja e fundit në mes Shkupit dhe Athinës është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe ShBA, por ende vazhdojnë dilemat nëse pas referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese nga qeveria, çështja e Maqedonisë do të mbyllet.

E drejta e vendvendosjes së popujve është e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Shpeshherë autonomitë politike e territoriale janë keqinterpretuar nga qeveritë në Ballkan.4

Përkundër ideve për inkuadrim në BE, vazhdojnë politikat shtetërore për forcimin e identiteteve etnike dhe kulturore të popujve të Europës Juglindore. Nocioni shtet-komb në epokën e populizmit nuk  është zhdukur.

Në rast se integrimi dhe elementi shtetformues nuk do të funksionojnë deri në një zgjidhje afatgjate për etnitë autoktone që nuk janë pjesë e barabartë e shteteve një etnike dhe unitare ( të centralizuara), në perspektivë, autonomitë territoriale dhe politike duhet të shihen si modele për të zvogëluar dallimet dhe aspiratat separatiste të etnive në shoqëritë dhe shtetet multietnike.

Në të ardhmen, në një Ballkan të modernizuar e transformuar, modele të tilla mund të jenë bazë e mirë për shoqëri dhe shtete stabile në Europën Juglindore. Në botën e re të nocionit shtet-komb, qeveritë aktuale të Ballkanit, i vlerësojë si tabu këto modele dhe janë të prirura për shtete etnike ku dominon një grup etnik.

Problemet ndërshtetërore që zgjidhen nëpëmes kontraditave politike dhe ndëretnike, rezultojnë të shpërndajnë hije të përhershme të pasigurisë rajonale dhe kombëtare.

Të gjitha marrëveshjet nuk mund t’i përmbushin kërkesat dhe dëshirat e të gjitha palëve të involvuara në negociata. Në vazhdim, referendumet, territoret, kombësia, identiteti dhe shtetësia do të vazhdojnë të mbeten tema të nxehta në Ballkan dhe në Maqedoni.

 

 Burime të cituara

 

1.Cassese, Antonio (1995). Self-Determination of Peoples: A Legal Reappraisal. Cambridge, England.

 

2.Ethnonationalism: The Quest for Understanding. Princeton, New JerseyPrinceton University Press.1994.

 

3.Rishqyrtuar më 8.7.2018 nga  http://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/konechna_spogodba_makedonija_grcija.pdf

 

4.Oommen, T. K. (1997). Citizenship, nationality, and ethnicity: reconciling competing identities. Cambridge, UK: Polity Press. p. 6.