ZJARRI FRANUES I NJË FUSHATE

SELIM IBRAIMI-Gjatë javës që kaloi vërejtëm dy lloj fushatash: njëra nga tre kandidatët presidencial për sqarimin e idesë së rreth postit të presidentit, ndërsa e dyta ishte ajo informative e zhvilluar nga fraksionet mediale të partive politike për të sulmuar kandidatët presidencial e këtu u pa një vërsulje të mediave online ndaj kandidatit shqiptar Blerim Reka.
Një fakt që nuk mund të anëshkalohet, është se fushata për president nxorri dinamika të reja politike dhe sociale që paraqesin një ndryshim në psikologjinë e votuesit shqiptar.
Trajtimi i gabuar për të influencuar votuesin shqiptar me metoda të thjeshta e pa programe, ka gjasa ta bëjë të kundërtën, duke mobilizuar një bazë të mirë të votuesve ndaj politikave të dështuara të partisë shqiptare në pushtet BDI.
Ideja që vetëm shqiptarët duhet të votojnë kandidat maqedonas për president, nuk është ide e qëndrueshme që sjell stabilitet demokratik dhe ribërje të raporteve shqiptaro-maqedonase. Ideja është shkurtpamëse dhe burimin e ka tek klanet e partive politike që gjenerojnë burime financiare për të fituar pozita në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *