Zhurma e gjeopolitikës së vjetër emocionale

SELIM IBRAIMI –INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT

Hyrje

Komisioni Evropian (KE) i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këto dy vende morën një rekomandim për të filluar negociatat me KE, por edhe për t’i përfunduar të gjitha reformat e filluara.

Përfaqësuesja e lartë e Unionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn ishin të qartë se detyrat duhet të merren seriozisht për t’ju bashkuar BE-së.

Shefi i KE-së Junker tha se Ballkani vazhdon të mbetet një nga pikat e nxehta ku mund të fillojë një krizë siç ishte ajo në fillim të viteve 1990 dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet BE-së.

Analizë

I.Megjithatë, në sfondin e Raportit të Komisionit Evropian të publikuar të martën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron ishte e çuditshme.

Duke folur para ligjvënësve të BE -së në Strasburg, ai nuk kishte lajme të mira për vendet e Ballkanit që shpresonin për anëtarësim në BE në të ardhmen.

Në fakt, procesi i zgjërimit të BE-së me anëtarë të rinj u ngrit në një kohë kur unioni doli nga kriza financiare dhe vendet e reja të Ballkanit Perëndimor me të vërtetë u zgjuan dhe dëshirojnë t‘i bashkohen  BE-së.

Mediat perëndimore raportojnë se presidenti francez Emmanuel Macron ka përjashtuar çdo zgjerim të BE-së deri sa blloku 28-shtetësh të ndërmarrë reforma serioze, pavarësisht paralajmërimeve se një veprim i tillë mund të çojë në një ‘kthim të luftës’ në Ballkan. Ai tha se “BE duhet të reformohet përpara se të zgjerohet”.

Strategjia

II.Tani gjeopolitika e re e imponuar nga fuqitë e jashtme dhe loja e re potenciale e fuqive evropiane në zemër të Evropës mund të jetë një teatër i ri i keq për shtetet e Ballkanit dhe qeveritë e reja progresive.

Në fakt, BE ka një strukturë të dobët dhe nuk ka fuqi për t’u marrë me të gjitha interesat politike dhe kombëtare të shteteve anëtare të BE-së.

Ndoshta një politikë e re franceze në union mund ta detyrojë Gjermaninë të nisë politika të reja drejt Ballkanit dhe madje brenda vetë BE-së.

Aleancat potenciale brenda BE-së kundër anëtarëve të rinj, mund të çojnë në ngritjen e dyshimeve për strategjinë e BE-së drejt Ballkanit.

III. Me ardhjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump kemi një aleancë të fortë midis SHBA-së dhe Francës.

Marrëdhëniet janë forcuar në mënyrë të qartë. Ndërtimi i një Evrope të re nën drejtimin e politikës së Francës dhe jo të Gjermanisë, mund të imponojë  një situatë të rrezikshme në të gjitha institucionet kryesore të BE-së.

Shkatërrimi i aleancës franko-gjermane, sigurisht që do të prekë Ballkanin dhe kjo do të ishte një situatë e re gjeopolitike për vendet kandidate të WB6.

Për këtë lloj Evrope të re, kemi të interesuara disa shtet të forta, si për shembull: Rusia, Kina, Shtetet e Gjirit dhe Turqia, të cilat kërkojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre ekonomike, strategjike dhe kulturore.

IV.Rekomandimet e dhëna nga KE duhet të shfrytëzohen nga vendet aspirante, por gjithnjë duke u larguar nga politikat e këqija të dominimit.

Tani për tani, Brukseli  është i gatshëm t’i pranojë dëshirat e shteteve të WB6 dhe BE në një farë shkalle po përpiqet ta ndryshojë rajonin, por vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qeveritë duhet të punojnë shumë për t’i arritur qëllimet e tyre.

Në fund, pasiguria evropiane ende nuk është larguar nga zhurma e gjeopolitikës së vjetër emocionale.

18.4.2018

Versioni në gjuhën shqipe

ISSDMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *