ZGJEDHJET PRESIDENCIALE SI GARË PËR NJË MAQEDONI TË VËRTETË EUROPIANE

SELIM IBRAIMI- 1.Koncepti i kandidatit presidencial Blerim Reka , ‘shtet për të gjithë’ apo republikë- paraqet një ndër qasjet më moderne në politikën bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor pas tërheqjes zyrtare të Moskës nga propaganda 10 vjeçare.
Ky koncept parandalon përkeqësimin e raporteve shqiptaro-maqedonase dhe si i tillë është në shërbim të politikave të bllokimit të etnizimit apo replikimit të Bosnjës në Maqedoni.

2.ShBA dhe Bashkimi Europian, duhet rrënjësisht ta ndryshojnë qëndrimin për sa u përket statusit të shqiptarëve dhe bërjes së Maqedonisë së Veriut shtet ligjor. Aktualisht, presim një vështrim më real nga ambasadorja e re amerikane në Shkup dhe nga zyra e BE-së.
Nga një këndvështrim tjetër, është e vërtetë se ka shumë dilema dhe shqetësime tek klasa politike aktuale maqedonase duke filluar nga kryeministri Zaev se mos shqiptarët e Maqedonisë arrinë ta pushtojnë vendin nga brenda duke filluar nga institucionet dhe organet e sigurisë?
Qeverisja me përfaqësues dhe individë të korruptuar dhe me besueshmëri të ultë tek elektorati shqiptar, ka qenë një ndër metodat që pushtetmbajtësit maqedonas kanë arritur të qeverisin më dekada para dhe pas pavarësisë nga ish RSFJ-së.

3.Kandidati tjetër Stevo Pendarovski jo se nuk jep sinjale solide në krahahsim me presidentin aktual Gjeorgji Ivanov, por në proces afatgjatë nuk mund të sigurojë platformë stabile e të unifikuar për një Maqedoni ashtu si kërkohet pas ndërrimit të emrit dhe gjendjes reale të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.Trajtimi me unitarizëm, është një ndër afrimet më të këqija që mund të bëjnë shtetarët një ‘kutije të mbyllur’.
Tani është momenti që Maqedonia Veriore të ndyshojë dhe të duket europiane, në të kundërtën, ky rast nuk do të përsëritet dhe fragjiliteti ndëretnik do të rritet nga politikat qeveritare dhe presidenciale.*Comment by Selim Ibraimi, United States (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *