SELIM IBRAIMI- Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë më e fuqishme dhe roli i saj po shihet në Siri dhe në Ballkan. Presidenti Erdogan po bashkëpunon më ngushtë me Presidentin rus Vlladimir Putin dhe një marrëveshje për sistemin raketor S-400 në mes dy shteteve, ka vënë në pikëpyetje rolin e Turqisë në Aleancën Perëndimore.

Pas vitit 1953 ishin rrethanat gjeopolitike në Ballkan dhe në Azinë e Vogël që Turqia të bëhet anëtare e NATO-s dhe Lidhja Ballkanike në mes Jugosllavisë, Turqisë dhe Greqisë nën kujdesin amerikan ishte një bosht për të kundër balancuar Rusinë apo të parandalonte atë në jug të Ballkanit. Sot është e vështirë të paramendohet se sa lehtë po adaptohet Turqia dhe Rusia në Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Turqia dhe Rusia janë bashkuar kundër rolit në rritje të diplomacisë së butë të BE-së në Ballkan, ndërsa Moska kundër shteteve që dëshirojnë të bëhen anëtare të aleancës ushtarake. Këtu më shumë është fokusuar Rusia e Putinit që me lojën e hapur opurtuniste ka influencuar shumë procese në Ballkan duke filluar nga Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia. Turqia këtu ka një rol më të butë dhe i është rikthyer rrënjëve të vjetra të Perandorisë Osmane.

Padyshim se të dyja shtetet kanë aftësi për të shkakëtuar probleme gjetiu dhe e gjithë beteja po bëhet për të dobësuar rolin gjerman në Europë në kohën e administratës së presidentit Trump e cila nuk ka një “grand” strategji për Europën dhe Ballkanin. Mirëpo kostoja e problemeve në Ballkan është e lartë për këto shtete dhe për aktorët malinj.

Perspektiva e anëtarësimit në BE për shtetet si Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja është një opsion që peshohet mirë këtë vit nga Komisioni Europian për të mbajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. S’do mend se shtetet e Ballkanit do të dëshironin të ishin pjesë e BE-së sesa të jenë aleate ekonomike e Rusisë kundër BE-së. Por, jo gjithnjë ka qenë kështu raporti dhe disponimi i qeverive dhe banorëve të Ballkanit Perëndimor.

Që nga vitit 2008 e deri pas zbehjes së ndikimit rus në Ballkan në vitin 2018, qytetarët  e këtyre shteteve kanë pasur një simpati të madhe për rolin gjithnjë në rritje të Rusisë në rajon dhe për një Turqi të fortë. Me Turqinë lidhjet janë pak më ndryshe dhe të drejtpërdrejta krahasuar me Rusinë.

Anëtarësimi në BE është një angazhim tepër i rëndë që nuk kërkon vetëm ndryshime ligjore por edhe ndërrime në shoqëri. Për BE-në, një kaos i ri në Ballkani do të ishte një fatkeqësi për vetë europianët. ShBA megjithatë po bën përpjekje për të qëndruar larg mosmarrëveshjeve të shteteve të Ballkanit dhe kur e kërkon nevoja kanë bërë disa ndërhyrje me diplomatë të rangut të mesëm për të tejkaluar dallimet.

Aktualisht në grindjet për kufijtë në Ballkan dhe për anëtarësimet e reja, ShBA, BE, Turqia dhe Rusia kanë role dhe misone të ndryshme në Ballkan dhe dërgimi i 1500 trupave amerikane këtë javë në Europë, është një sinjal se amerikanët do të vazhdojë të qëndrojë në Europë, por gjithnjë duke lënë vakum për shtetet tjera. Kështu ishin raportet e Fuqive të Mëdha në fillim të viteve të 50-ta të shek XX në Ballkan, kur u vendos që Jugosllavia e Titos të ishte një shtet që do të balanconte rusët me perëndimin. Megjithatë, politika ndërkombëtare dhe rajonale është e tillë dhe shtetet do të veprojnë në bazë të interesave të tyre nacionale. (II) (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)       

[box type=”shadow” align=”aligncenter” ]Kjo seri shqyrton themelet gjeopolitike të vendeve më me ndikim në Ballkan dhe si këto shtete influencojnë veprimet e kombeve në Europën Juglindore dhe në Bashkimin Europian.

(Geopolitical monographs)

[/box]

 

[box type=”note” ]Shënim:Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia[/box]