Prespa:”Jemi duke e senzibilizuar administratën amerikane për zhvillimet në Maqedoni dhe ndryshimet kushtetuese…”

Intervistë me kryetarin Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni SHBA/Evropë dhe veprimtarin e çështjes shqiptare z.Xhevat Prespa.Intervistoi Selim Ibraimi nga (ISSDMaqedonia)

Duam ta senzibilizojmë administratën amerikane me zhvillimet në Maqedoni dhe lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sot kur kushtetuta hapet shqiptarët nuk fitojnë asgjë, kjo ështe e palejueshme prandaj dhe ndërrmorrëm një ofenzivë diplomatike.

Po ashtu partitë shqiptare në Qeveri janë treguar të painteresuara ta imponojnë agjendën shqiptare, dhe kjo flet për kapjen nga shteti. Por kjo na motivon edhe me shumë të punojmë dhe mos të na ik ky moment i rëndësishëm.

Mund edhe të keni të drejtë se mund të imponojnë politika, por opozita shqiptare nuk duhet ta pranojë këtë status por të vazhdojë ta kryej punën e vetë. Diplomatët vijnë e shkojnë e problemet duhen të zgjidhen edhe nëse duan të imponojnë politika, partitë opozitare shqiptare lipset të këmbëngulin. pasi rrugë tjetër s’kanë.

###

ISSD: z.Prespa, ditëve të fundit një delegacion i partive opozitare shqiptare ka qëndruar në Uashington bashkë me ju si kryetar i LDSHM-së, për të senzibilizuar administratën amerikëne-Departamentin e Shtetit për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.Çka në të vërtetë u bisedua?

Xhevat Prespa: Duam ta senzibilizojmë administratën amerikane me zhvillimet në Maqedoni dhe lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sot kur kushtetuta hapet shqiptarët nuk fitojnë asgjë, kjo ështe e palejueshme, prandaj dhe ndërrmorrëm një ofenzivë diplomatike së bashku me partitë opozitare shqiptare “Aleancën” dhe “Besën” dhe do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Tani diaspora do angazhohet drejtëpërdrejti në proces që të dalim nga kjo gjendje e mjerë. Pavarësisht nga pengesat, e them botërisht se do punojmë ta ndryshojmë situatën me gjithë partitë opozitare, diasporën dhe personalitetet me influencë.

ISSD: z.Prespa, a ekziston vullnet nga Departamenti i Shtetit për të ndikuar në qeverinë e Maqedonisë për të ndryshuar kursin për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Maqedoni?

Xhevat Prespa: Nuk mund të them asgjë, pasi takimet vazhdojnë në nivele të ndryshme, por ajo që mund të them në këtë moment është se ne po artikulojmë me argumente çështjen shqiptare që të jetë element i shtetit, ndryshe vështirësitë do vazhdojnë. Qeveria e Maqedonisë nuk ka dashur të dëgjojë dhe kjo na ka nxitur të punojmë me miqtë tanë që të ndryshohet ky trend. Po ashtu partitë shqiptare në Qeveri janë treguar të painteresuara ta imponojnë agjendën shqiptare që flet për kapjen nga shteti. Por kjo na motivon edhe me shumë të punojmë dhe mos të na ik ky moment i rëndësishëm. Fundja edhe “Badinteri” të përdoret që të realizohen interesat shqiptare, pasi shqiptarët duhet të jenë themeltar të Maqedonisë.

ISSD: z.Prespa, si e vlerësoni bashkëpunimin e opozitës shqiptare në mes veti?

Xhevat Prespa: Bashkëpunimi do duhej të jetë më i fortë dhe më i afërt pasi të gjitha argumentet janë në anën e tyre. Problemi është duan apo jo ta çojnë në opozitë pushtetin aktual i cili pushtet e ka humb te shqiptarët racionalitetin.

ISSD: z.Prespa, a konsideroni se diplomatë të huaj dëshirojnë që opozitën shqiptare ta dobësojnë dhe ambasada të ndryshme perëndimore synojnë që zëri i opozitës të mos  dëgjohet për sa i përket ndryshimeve kushtetuese?

Xhevat Prespa: Mund edhe të keni të drejtë se mund të imponojnë politika, por opozita shqiptare nuk duhet ta pranojë këtë status por të vazhdojë ta kryej punën e vetë. Diplomatët vijnë e shkojnë e problemet duhen të zgjidhen edhe nëse duan të imponojnë politika, partitë opozitare shqiptare duhet të këmbëngulin. pasi rrugë tjetër s’kanë.

ISSD: z.Prespa, a do të ndryshojë për të mirë gjendja e shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2019?

Xhevat Prespa: Ne do punojmë, por varret nga shumë faktorë e faktori njeri mund ta ndryshojë vdekjen politike të shqiptarëve në Maqedoni. Pushteti do provoj ta zbrapsë interesin shqiptar por them se s’do ja dalë.

 

Xhevat Prespa:“Nuk mund të them asgjë, pasi takimet vazhdojnë në nivele të ndryshme, por ajo që mund të them në këtë moment është se ne po artikulojmë me argumente çështjen shqiptare që të jetë element i shtetit, ndryshe vështirësitë do të vazhdojnë”.

Z. Prespa me zonjën Susan F. Falatko nga Departamenti Amerikan i Shtetit (28.11.2018)

###

 

Sfond

Delegacioni i partive opozitare nga Maqedonia dhe Lidhjes së Diasporës Shqiptare në takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Veprimtarë të Diasporës shqiptare nga Maqedonia në ShBA me Kongresmenë dhe aktivistë amerikanë.

 

 

Shënim:

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *