VJESHTA E VONUAR SHQIPTARE NË MES NACIONALIZMIT DHE PATRIOTIZMIT

SELIM IBRAIMI-Në fund të shekullit të XIX dhe fillim të XX, rajoni gjeografik i quajtur Maqedonia dhe Trakia, ishin pjesë të kufijve të pacaktuar dhe nën sundimin e Perandorisë Osmane.Greqia, Bullgaria dhe Serbia ishin fuqitë kryesore të Ballkanit.Popullata në Maqedoni ishte shumë e përzier dhe pretendimet historike të qeverive u bazuan në perandoritë e ndryshme duke lënë shenja të reja armiqësore në gadishull. Një shekull pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, identiteti etnik dhe kulturor përsëri po zë vend në pjesën më të madhe të aktivitetve politike e diplomatike të Maqedonisë dhe shteteve fqinjë. Është shumë rëndë që popujt dhe qeveritë të lirohen nga nacionalizmi territorial.

***

Një marrëveshje në mes Greqisë dhe Maqedonisë ka hapur debate të reja në Ballkan e sidomos emri i ri “Maqedonia Veriore”– është bërë arenë përplasjesh në mes qeverisë së kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe linjës së fortë të VMRO-DPMNE-së. Përçarjet partiake të VMRO-së i kanë avancuar gjasat e kryeministrit për të shpartalluar partinë rivale të udhëhequr dikur nga Nikolla Gruevski.Një front tjetër, lideri social demokrat Zoran Zaev, ka hapur me partinë më të madhe opozitare të drejtuar nga lideri karizmatik Ziadin Sela i cili u përgjak nga nacionalistët maqedonas në Parlament.

Politikanët maqedonas po tentojnë me të gjitha mjetet që të rrëzojë partinë e Selës, Aleanca për Shqiptarët (ASH) e cila gjatë vitit 2018 ka shënuar ngritje në elektorat.Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti, po bën përpjekje hap pas hapi të akomodohet në pushtetin ekzekutiv të kontrolluar mirë nga kryeministri Zaev dhe zëvendësit e tij. Ai ka arritur që të vë në lojë të dyja partitë shqiptare në grackën e thellimit të mospajtimeve brendashqiptare.Partia e Selës që përfaqëson një politikë të re dhe qytetare e që mbron interesat kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë  është vënë në nishan nga strukturat qeveritare duke e cilësuar si nacionaliste.

***

Në proces afat-mesëm, qeveria e Maqedonisë dhe partitë maqedonase kanë drojë nga shfaqja e patriotizmit qytetar tek shqiptarët e Maqedonisë, përshkak të frikës maqedonse të humbjes së dominimit dhe menaxhimit etnik të burimeve financiare që nga viti 1944.Këtu po lindin shqetësime serioze, të cilat detyrimisht duhet të adresohen mirë e saktë nga  politika shqiptare në Maqedoni përballë ShBA-ve dhe BE-së.Propaganda e brendshme shqiptare dhe grupet e caktuara që synojnë mbatjen e gjendjes së shqiptarëve të konzervuar, do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet për të njëllosur para Fuqive të Mëdha të gjitha kërkesat legjitime që do të parashtrohen në të ardhmen nga shqiptarët.Në shekullin që lamë pas, politika e identitetit entik dhe kulturor luajti me fatet e kombeve të rajonit.Disa fituan statusin e autonomisë dhe disa popuj atë të republikës, ndërsa sot po të njëjtit janë bërë shtypësit më të mëdhenjë, një politikë që mund të prodhojë mjegull dhe çrregullim në Ballkan. (ISSDMaqedonia)

 

Shënim :

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre.
Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.