SELIM IBRAIMI- Fushata presidenciale në Maqedoninë Veriore është një indikatorë i polarizimit të shoqërisë dhe marrëdhënieve jo të shëndosha ndëretnike.

1.Në pjesën shqiptare, partia shqiptare në pushtet BDI në pamundësi për të nxitur bazën elektorale për të votuar kandidatin qeveritar Stevo Pendarovski, ka filluar një seri sulmesh  dhe të fundit kundër kandidatit presidencial Blerim Reka, i cili sipas vlerësimeve në Shkup, jo vetëm që e ka ndryshuar panoramën e fushatës zgjedhore, por thelbësisht e ka dinamizuar skenën politike shqiptare. Një formatim i ri pritet të ndodhë tek pjesa politike e shqiptarëve të Maqedonisë.

Për habi, sulme po vijnë edhe nga PDSH-ja e cila dikur në vitet e 90-ta, operonte me një nacionalizëm të thatë për të fituar elektorat dhe pozicione në qeverinë e Maqedonisë. Pas ikjes së Arben Xhaferit, partia u bë pjesë e klaneve dhe instrument i partive maqedonase.

Ndërsa BDI, si parti moderne nuk arriti të tregojë para faktorit të jashtëm se do të mund të dominojë skenën poliitke shqiptare në dhjetë vitet e ardhshme. Fushata e ultë dhe pa vizion, sikur e ka dekoncentruar tërë strukturën drejtuese partiake, por gjithnjë dukë lënë vakum që elektorati më 21 prill të vendosë vetë se kë duhet të votojë dhe të refuzojë liderin dhe partinë politike.

2.Ndërsa shqetësimet për nivelin e kohezionit ndëretnik dhe ngecjes në reforma po vazhdojnë të mbajnë Maqedoninë Veriore jashtë llogaritjeve të fillimit të bisedimeve në qershor me KE-në. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)