Home / EU, the Balkans, Eastern Europe/ Russia, Turkey / Uk Lushi: Shqiptarët në Maqedoninë (Veriore!) duhet të hyjnë në kushtetutë si komb shtet-formues

Uk Lushi: Shqiptarët në Maqedoninë (Veriore!) duhet të hyjnë në kushtetutë si komb shtet-formues

UK LUSHI, SHBA- Grekët arritën çfarë deshën në Maqedoninë (Veriore!). Bullgarët janë në rrugë të arrijnë çfarë duan në Maqedoninë (Veriore!). Edhe grekët edhe bullgarët po i arrijnë qëllimet e pozicionimeve të tyre të forta për të ardhmen duke iu falënderuar shqiptarëve.

Shqiptarët, ndonëse pakicë shumicë, d.m.th. grupi kombëtar më numerik në shtetin multietnik, nuk kanë arritur as minimumin e asaj që e meritojnë. Krejt kjo është rezultat i kastave të padijshme politike shqiptare në Shkup, por po aq edhe e padijenisë dhe anemisë së liderëve tanë në Prishtinë dhe Tiranë. Shqiptarët në Maqedoninë (Veriore!) duhet të hyjnë në kushtetutë si komb shtet-formues. Çdo gjë nën këtë nivel është gabim trashanik që do të na kushtojë dekadat e ardhshme. (Marrë nga profili në FB)

About Admin