Territori dinamik, politikat urbane dhe loja me harta

SELIM IBRAIMI –INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT

  • Bosnja dhe Maqedonia janë një dy shembujt e politikave të RSFJ duke i mbyllur përkohësisht çështjet e hapura me projekte të zhvendosjes së popullsisë brenda territorit ose duke i nacionalizuar tokat e grupeve tjera etnike.
    Nga pikëpamja historike, pas reformave të Tanzimatit dhe Kryengritjes së Dervish Carës, popujt që gjindeshin në prag të pavarësisë nga Osmanët dhe atyre që kishin filluar kryengritjet e para, në Maqedoninë e atëhershme, një politike e re e Osmanëve i detyroi shumë shqiptarë, me ligj të luftonin në shtetet e Lindjes së Mesme si në Jemen, Irak dhe Siri.
    Ikja e tyre e detyruar, në ushtrinë e Perandorisë Osmane, la pasoja tek nataliteti i popullatës shqiptare në Maqedoni dhe me këtë filloi të ndryshojë edhe përbërja etnike e Maqedonisë së padefinuar si territor dhe pa njohje ndërkombëtare.
    Loja me harta dhe politika të reja urbane filloi qysh në vitin 1945 pas ardhjes në pushtet të forcave komuniste në Maqedoni dhe vazhdoi për më shumë se dy dekada, duke formuar qytete dhe rajone të pastra etnike ose duke e ndryshuar përbërjen etnike të qyteteve me popullatë të transferuar artificialisht nga Egjeu i Maqedonisë.
    Rrjedha e këtij procesi ishte i dhimbshëm, pasi nacionalizimi i tokave nga qeveria socialiste e Maqedonisë, detyroi shumë etni të migronin nga një vend në një vend tjetër më të sigurtë brenda republikave jugosllave ose vetë republikës.
    Politika e urbanizimit u bë metodë e re e qeverisë së Maqedonisë, për të krijuar imazhin e ri të përbërjes etnike të Maqedonisë.

                                      Pjesë nga libri “Territori i luftës së heshtur”, 2018

Trupat e ushtarake serbe para hyrjes në MItrovicë 1912-1913

 

Fotografia:Google Images

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *