Siguria e votës së lirë

Blerim Abedini, Institute for Security Studies and Development- N. Macedonia

Koha në të cilën jetojmë ka marrë përmasa të mëdha duke e keqpërdorur internetin si mjet për komunikim, biznes dhe hulumtime. Bota akoma nuk mund të shërbehet lirshëm me këtë rrjetë pasi që ka pasiguri të madhe. Më tepër sulmohen institucionet politike, biznesmenët dhe personalitetet nga bota e filmit dhe muzikës. Lufta për një rend të ri botëror vazhdon derisa qeveritë autokratike do të humbin betejën me popullin dhe kohën!

Vota e lirë e njeriut duhet të sigurohet me mekanizma tjerë në të ardhmen. Në kohën që jetojmë deformimi i votës së lirë ka sjellur në inicimin e luftërave të vazhdueshme si ajo që ndodhi në Siri. Venecuela, e cila uli kokën e opozitës duke i shtrembëruar rezultatet votuese. Tani më, në Bellorusi ndodhi dhunimi i votës së lirë si dhe burgosjet e studentëve që duan t’a mbrojnë fronin e lirisë. Demokracitë e tanishëm sfidohen me këtë problematikë. Etja për pushtet është e madhe.

Pas 40 viteve të aplikimit publik të internetit në SHBA akoma votimi për zgjedhjet elektorale nuk është e sigurt. Pra, virtyti për t’i fituar zgjedhjet është i madh, gjë që mundësitë e keqpërdorimeve të këtyre rrjeteve është i madh.  Rasti me kandidaten demokrate, Hilari Klinton e cila u sulmua nga hakerët me ç’rast shumë dokumente dhe mesazhe nga imeili i saj privat u deshifruan. Kjo solli pasoja në rënien e rejtingut gjë që sondazhet e vërtetuan atë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA sjellin risi. Do të votohet me anë të postës si një mekanizëm mbrojtjes ndaj Covid-19. Poashtu mundësohet edhe votimi i lirë në shtande. Për të motivuar votuesit të dalin pa frikë në vendvotime, presidenti Trump dëshiron t’i vaksinoj në fund të muajit tetor.

Sa për anët tjera të botës, mundësia e keqpërdorimit të votës ekziston në shumë shtete. Pra, rrjedh se akoma nuk kemi një rrjetë stabile të internetit që të votohet nëpërmjet saj. E gjithë kjo është rezultat i demokracive të brishta ku qeveritë tentojnë të minimizojnë qasjet e njerëzve në rrjetet e internetit.

Vota me anë të celulareve në zgjedhjet politike. Foto, Google kredit

Nga viti 2016, bota është polarizuar tepër me interesat politike si dhe, diplomacitë dështojnë dhe ndryshojnë thuajse ç’do ditë. Larja e parave, një pjesë e cilës realizohet nëpërmjet keqpërdorimit të internetit është produkt i qeverive autokratike. Me miliona dollarë humben në xhirollogaritë ilegale të hakerëve ose mashtruesve. SHBA-ja ka humbje të mëdha në thithjen e të hollave nga mashtruesit sikur që janë ato nga Nigeria. Derisa akoma kemi internet ku ndodh larja e parave, kriminaliteti, abuzimet seksuale të miturve, tregtitë me kafshë të egra, tregëtia e drogës, edhe gjatë kohë do të presim për një internet të sigurt. Si që vëreni shkaqet për mos-votim në zgjedhje lokale ose presidenciale nëpërmjet internetit janë dukuritë negative të krijuar nga shtetet që nuk kanë legjitimitet nga populli. Si duket do të na duhet kohë të evitohen këto keqpërdorime të internetit, me qëllim të votojmë nga shtëpitë tona dhe t’i besojmë rezultatet e shpallura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*