Shtuni:”Organizatat ekstremiste rrekrutojnë më lehtësisht aty ku ka pakënaqësi dhe probleme sociale…”

Intervistë me ekspertin e sigurisë z. Adrian Shtuni.Intervistoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia.

[box type=”info” ]Axhendat dhe investimet e huaja, qoftë zyrtare apo jozyrtare, që cënojnë sigurinë dhe dëmtojnë interest si edhe aleancat strategjike të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të frenohen. Besoj nuk ka dyshim se interesat dhe aleancat strategjike të vendeve të rajonit janë ato Euro-Atlantike. Frenimi i axhendave të mbrapshta bëhet duke identifikuar dhe parandaluar aktivitetet e organizatave që ushqejnë ndasi dhe urrejtje fetare, racore, e etnike apo instrumentalizojnë besimin fetar për qëllime të dhunëshme[/box]

###

ISSD:Z.Shtuni, si ekspert i ekstremizmit dhe radikalizmit, cilat sipas jush janë shkaqet e ekstremizmit?

Adrian Shtuni:Kjo pyetje kërkon një përgjigje paksa të gjatë. Gjithësesi, është me rëndesi së pari të nënvijëzohet se “ekstremizmi” si koncept është relativ. Ajo që për dikë është ekstremiste për dikë tjetër është normale dhe anasjelltas. Kjo ka të bëjë me normat shoqërore dhe ligjet në fuqi. Nëse flitet për “ekstremizëm” në mënyrë paragjykuese (apo edhe më keq, diskriminuese) kjo është e dëmshme dhe mund te shkaktojë radikalizim të mëtejshëm. Fatkeqësisht etiketat “ekstremist,” “irredentist,” e “terrorist” përdoren nganjëherë nga regjime të ndryshme në mënyrë arbitrare për të shtypur të drejtat legjitime të kundërshtarëve politik apo atyre që mendojnë ndryshe. Kjo është një histori e njohur në Ballkan, pasi disa popuj këtë e kanë vuajtur në kurriz. Aty ku fillon të cënohet ligji është ekstremizmi i dhunshëm, pra veprimtaritë që nxisin dhe ushqejnë akte dhune në emër të një qëllimi ideologjik, politik, apo fetar.Më hollësisht, studimet tregojnë se ajo që motivon njerëzit të futen në rrugën e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit është një mozaik faktorësh ndërveprues psiko-social dhe ideologjik. Pra, mund të jetë një kombinim i dinamikave shoqërore (socio-ekonomike e politike), zhvillimeve në jetën personale dhe ndikimeve të tyre në emocionet dhe psiqikën e individit, si dhe shtytjeve ideologjike nga persona me pushtet politik apo fetar. Gjithashtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe lidhjet gjinore apo dinamikat e grupit, ku vëllezërit, kushurinjtë, apo edhe shokët apo shoqet kanë radikalizuar për qëllime të dhunshme e rekrutuar njeri-tjetrin/tjetrën.

ISSD:Z.Shtuni, si e vlerësoni situatën e sigurisë në Ballkan në lidhje me ekstremizmin e dhunshem dhe terrorizmin?

Adrian Shtuni:Me një fjalë: shqetësuese. Treguesit e këtij shqetesimi janë: 1) vëllimi i të shkuarve që i janë bashkangjitur organizatave terroriste, 2) vëllimi i mbështetësve aktive të ideologjive të këtyre organizatave, 3) aktet e parandaluara terroriste, dhe 4) vëllimi i të kthyerve si dhe atyre që do të kthehen në vijim. Numrat flasin qartë. Mbi 1,000 persona nga rajoni duke filluar nga 2012 i janë bashkuar strukturave të njohura terroriste ne Siri dhe Irak. Po ashtu, disa burime flasin për rreth 300 persona të tjerë që i janë bashkuar fraksioneve paramilitare në Ukrainë. Këto numra janë mjaft të lartë për popullsinë e rajonit. Shumë më të larta se çdokund tjetër në Evropë.Më tej duhet të thuhet qartë se ata që kanë shkuar janë vetëm pjesa më e dukshme e një kontigjenti disa herë më të madh individësh që e mbështesin haptazi ideologjinë e përfaqësuar nga organizata terroriste si Al- Kaida apo Shteti Islamik dhe luftën e atyre që kanë shkuar nga Ballkani të luftojnë për ta. Kjo nuk është asgjë abstrakte. Një hulumtim i platformave të mediave sociale që këta individë përdorin e bën mjaft të qartë dimensionin shqetësues të fenomenit. Për shembull, pjesa dërmuese e atyre që janë arrestuar në rajon për pjesëmarrje në organizimin e akteve terroriste nuk janë të kthyer nga Siria apo Iraku. Këto sulme terroriste kanë mbetur në tentative fatmiresisht për shkak të punës së efektshme të forcave ligjzbatuese, por numri i tyre nuk ka qënë i pakët.Po ashtu, fakti se rreth 40 përqind e atyre që kanë shkuar në Siri dhe Irak tashmë janë kthyer në vendet e tyre të origjinës në Ballkan e komplikon situatën e sigurisë qoftë nëpër burgje apo jashtë tyre. Kapacitetet dhe mjetet financiare në dispozicion të autoriteteve janë të pamjaftueshme si për mbikqyrjen e personave me rrezikshmëri sociale apo ofrimin e programeve rehabilituese dhe reintegruese për ata që duan të rehabilitohen dhe familjet e tyre. Fakti se qindra gra e fëmijë të Ballkanit të ndërlidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik janë tashmë nëpër kampet e refugjatëve në veri të Sirisë dhe presin të riatdhesohen në rajon ka për ta mbingarkuar edhe më tej situatën e sigurisë. Kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që janë kthyer janë domosdoshmërisht problematikë, por as nuk mund të thuhet lehtasi e kundërta pa bërë vlerësime të hollësishme e të vazhdueshme profesionale që duan kohë dhe ekspertizë.

ISSD: Z.Shtuni, si mund të parandalohet ky fenomen në Ballkan, Evropë dhe më gjerë.

Adrian Shtuni:Parandalimi është proces që kërkon proaktivitet dhe jo vetëm arrestime. Kërkon investim të vazhdueshëm në vetëdijësim, dedikim, tolerancë, dhe durim, jo slogane boshe apo ligjërata në konferenca të sipërfaqshme në kryeqytet por bashkëbisedim larg kamerave aty ku problemi është manifestuar më së tepërmi. Kërkon që të adresohen në thelb faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që favorizojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe përfitojnë prej tij. Eshtë e pashmangshme që në një botë globale disa vende të fuqishme do të tentojnë të imponojnë vlerat dhe interest e tyre mbi vëndet ku duan të kenë ndikim dhe të shtrijnë sferën e influencës. Jo rrallë këto interesa janë jo demokratike. Kjo nuk është asgjë e re apo e çuditshme. Por pikërisht në vendet ku identiteti ështe në tranzicion apo edhe në krizë, ka keqpërdorim të politikës vendore apo keqqeverisje, si dhe amulli të sistemit të vlerave këto ndikime gjejnë ambjentin e përshtatshme dhe marrin më shumë hov.Axhendat dhe investimet e huaja, qoftë zyrtare apo jozyrtare, që cënojnë sigurinë dhe dëmtojnë interest si edhe aleancat strategjike të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të frenohen. Besoj nuk ka dyshim se interesat dhe aleancat strategjike të vendeve të rajonit janë ato Euro-Atlantike. Frenimi i axhendave të mbrapshta bëhet duke identifikuar dhe parandaluar aktivitetet e organizatave që ushqejnë ndasi dhe urrejtje fetare, racore, e etnike apo instrumentalizojnë besimin fetar për qëllime të dhunëshme. Gjithësesi, organizatat ekstremiste rrekrutojnë më lehtësisht aty ku ka pakënaqësi dhe probleme sociale. Këto probleme padyshim duhet te adresohen njëkohësisht.

ISSD:Z.Shtuni, çfarë mendoni për ekstremizmin politik dhe etnik në Ballkan. A mund të jenë identitetet e ndryshme etnike, kulturore dhe fetare shkak i rritjes së emocioneve ekstremiste?

Adrian Shtuni:Fatkeqësisht ekstremizmi i dhunshëm ultranacionalist apo shovinist ka bërë mjaft dëme historikisht në Ballkan dhe ka ndezur zjarre që ende zgjohen sa herë që politikanët populistë i fryjnë thëngjijve. Trajtat e ndryshme identitare, qofshin etnike apo fetare, sigurisht mund të instrumentalizohen. Gjithësesi, diversiteti nuk është në vetëvete burim konflikti, për sa kohë ka kohezion social dhe zbatim të ligjit në mënyrë jo diskriminuese. Në Shtetet e Bashkuara ne e festojmë diversitetin si pasuri dhe forcë për përparim social. Ka shumë vënde të tjera edhe më afër Ballkanit që shërbejnë si shembuj për t’u ndjekur. Por, për sa kohë nuk zgjidhen në mënyrë të qëndrueshme problemet e ndërlidhura me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe nuk ka marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive të hapura ndërshtetërore do të jetë e vështirë të ndërtohen shoqëri të mirëfillta multietnike me harmoni sociale në Ballkan. Duhet pikë së pari lidership politik vizionar. Mëndjengushtësitë nacionaliste dhe kapadaillëqet pseudo patriotike janë bunkerë që Ballkani duhet t’i lërë pas.

ISSD: Z.Shtuni, dhjetëra luftëtarë nga Ballkani kanë marrë pjesë në Lindjen e Mesme pra edhe nga hapësira shqiptare. A mund të rehabilitohen këta njerëz dhe si i vlerësoni sanksionet ligjore të shteteve përkatëse?

Adrian Shtuni:Opinioni im professional është se ish-luftëtarët dhe familjarët e tyre mund të rehabilitiohen dhe reintegrohen në shoqëri po aq sa edhe gjithë qytetarët e tjerë që shkelin ligjin. Gjithësesi, jo të gjithë mund të rehabilitohen dhe edhe nëse rehabilitohen dhe reintegrohen nuk do të thotë se ky rehabilitim është përfundimtar. Plot njerëz bien sërish në të njejtën gropë metaforikisht. Por është mirë të kemi një qasje pozitive dhe jo cinike, sepse pikërisht tek virtyti i tolerancës qëndron antidoti ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Imazhet e luftëtarëve Kurdë të Forcave Demokratike Siriane që nuk i keqtrajtojnë lufëtarët e të ashtëquajturit Shtet Islamik që dorëzohen në Baghouz, megjithëse kanë arësye për hakmarrje, është një gjë që të mbush me shpresë.Por për reabilitim duhet që më parë të kthyerit të heqin dorë nga idealet e dhunëshme. Kjo rrallë ndodh vetëvetiu. Do të duhen programe të mirëfillta profesionale dhe të vazhdueshme si në burgje dhe jashtë tyre. Për mendimin tim sanksionet ligjore nëse nuk ka programe rehabilituese kanë për të qënë shpesh të pamjaftueshme. Në Europë janë zgjedhur kryesisht saksione më të buta ligjore se në Shtetet e Bashkuara për krime të lidhura me veprimtari terroriste të luftëtarëve të huaj. Ballkani kryesisht ka ndjekur të njëjtën praktikë. Për shëmbull, pjesa më e madhe e luftëtarëve të huaj nga Kosova të kthyer nga Siria dhe Iraku kanë marrë dënime që mesatarisht shkojnë nga tre deri në pesë vjet burg. Dënimi mesatar në Shtetet e Bashkuara për ata që kanë shkuar apo kanë tentuar të shkojnë është 13 vjet burg. Ndryshimi besoj është i qartë.

ISSD: Z.Shtuni, në Ballkan për qëllime politike shpeshherë ngatërrohet kriminaliteti pra rrjetet e organizuara me grupet ekstremiste, pse po bëhet kjo?

ISSD:Nëse nuk ka një qëllim apo prapavijë politike veprimtaria e organizuar nga entitete të çfarëdo lloji nuk mund të konsiderohet si ekstremiste e dhunëshme apo terroriste. Pra, rrjetet e krimit të organizuar përbëjnë rrezikshmëri sociale dhe cënojnë rendin publik por kryesisht qëllim kanë përfitimin financiar jo ndryshimin me dhunë të sistemit politik në vënd. Gjithësesi ka raste kur organizatat terroriste janë përfshirë në rrjetet e krimit të organizuar. Kjo për shkak se aktivitetet e organizatave terroriste janë të jashtëligjshme dhe si rrjedhojë ato gjejnë rrugë të jashtëlishme për të financuar aktivitetet e tyre, duke u përfshirë kryesisht në trafikime dhe kontrabandë të llojeve të ndryshme.

Gjithësesi është e rëndësishme mos të vihet shenja e barazimit pa fakte midis rrjeteve të krimit të organizuar dhe rrjeteve që radikalizojnë dhe rekrutojnë për aktivitete të ndërlidhura me ekstremizmin e dhunshëm apo terrorizmin. Unë personalisht nuk jam i njohur me raste specifike në të cilat kjo përzierje mund të jetë pretenduar në Ballkan. Nëse kjo ka ndodhur, por pa paraqitur fakte, shpresoj të ketë qenë për shkak të mungesës së njohurisë dhe të mos ketë patur prapavijë politike apo të ndonjë natyre tjetër. Ekstremizmi i dhunshëm është një temë dhe çështje e ndjeshme, sidomos në komunitetet e prekura më shumë prej tij. Përballja me këtë fenomen është më e efektshme kur nuk stigmatizohen komunitetet. Instumentalizimi për qëllime politike përbën një qasje dritëshkurtër që veç mund ta përkeqësojë situatën.

[highlight][/highlight]

 

[box type=”warning” ]Adrian Shtuni:”Fatkeqësisht ekstremizmi i dhunshëm ultranacionalist apo shovinist ka bërë mjaft dëme historikisht në Ballkan dhe ka ndezur zjarre që ende zgjohen sa herë që politikanët populistë i fryjnë thëngjijve. Trajtat e ndryshme identitare, qofshin etnike apo fetare, sigurisht mund të instrumentalizohen. Gjithësesi, diversiteti nuk është në vetëvete burim konflikti, për sa kohë ka kohezion social dhe zbatim të ligjit në mënyrë jo diskriminuese”.[/box]

 

[box type=”note” ]Biografia e z. Adrian Shtuni M.Sc. në gjuhën angleze- CEO/Principal Consultant  Shtuni Consulting LLC 

Adrian Shtuni is a foreign policy, security, and strategic communications specialist with a regional focus on the Western Balkans and the Eastern Mediterranean. He consults for United States government clients, international organizations, academic institutions, and private consulting firms in the United States, Europe, and Asia on radicalization to violent extremism, counterterrorism, political risk, irregular migration, organized crime and other transnational threats. He also designs and delivers CVE and CT trainings, implements regional CVE programs, and regularly presents his research at national and international conferences.  Mr. Shtuni holds a M.Sc. in International Relations and Security from Georgetown University in Washington DC, and a Graduate Certificate in Refugees and Humanitarian Emergencies from the Institute for the Study of International Migration in Washington DC.  He has previously held positions with the United Nations Mission in Kosovo, the Academy for Conflict Management and Peacebuilding at the U.S. Institute of Peace, and various private consulting firms. He has authored research studies on drivers of violent extremism in the Balkans, the reintegration of returning foreign fighters, community-led approaches to CVE, the nexus between organized crime and terrorism, institutional reform and capacity building in post-conflict environments, etc. His work has been published by the National Defense University, the United States Institute of Peace, the U.S. Military Academy, Pennsylvania State University, the Organization for Security and Cooperation in Europe, IHS Jane’s, etc. He also regularly provides commentary to diverse media outlets in the U.S. and Europe. [/box]