Shqiptarët patën një rol shumë minor gjatë negociatave për të thënë vetëm simbolik

Intervistë me Besa Kadriun, ligjëruese në UEJL.Bisedoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Fillimisht, Serbia duhet në një të ardhme sa më të afërt ta njohë statusin e pavarësisë së Kosovës me kufijtë aktual të saj të përcaktuar nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar. Çdo tendencë e hapave të cilët do të çonin kah ndërimi i kufijve në mes këtyre shteteve do të krijonte parakushte për lindjen e konflikeve të mëdha apo tejkalimit të situatës nga një gjendje të kushteve të paqës në rrethana të cilat do të impononin luftën dhe nxitjen e shfaqjes së ideve të mëdha për shteti që ushqejnë edhe sot e kësaj dite në konceptet e tyre bindje të ideologjive nacionaliste. Janë rrugët e një forme dhe strategjie tjetër që do ti ndihmonin këto dy vende të ecin përpara.Ndyshimet kushtetuese që do ti japin definimin e qartë të statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë

###

Si e vlerësoni debatin për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Besa Kadriu: Si pasojë e një vendimi të nxitjes së një diksutimi të një teme kaq sensitive siç u shfaq kohëve të fundit në arenën e debateve politike Kosovë-Serbi dhe opinionit ndërkombëtar rreth “korrigjimit të kufijve”, rëndom nuk i ndihmon një procesi të një politike konstruktive që aktualisht i duhet Kosovës. Janë të shumta arsyet që na bindin se cili duhet  vënë në kuadrin e politikave aktuale me prioritet për Kosovën.Të vetëdijshëm se sa i vështirë qe rrugëtimi për pavarësinë e saj, qoftë në rrugën paqësore që e promovoi për një kohë të gjatë politikani i shquar, tanimë i ndjerë, disidenti Ibrahim Rugova dhe më pas edhe krahu i luftës që nuk kursyen asgjë dhe nga vetja e tyre për të ardhur deri tek një situate si kjo e sotmja. Poltikikanëve, pamëdyshje ju duhet të kenë hapa shumë të matur të asaj politike që për kohën e promovojnë.

Pamëdyshje që janë shumë çështje rreth të cilave politika e strukturave qeverisëse të Kosovës, në një të ardhme i duhet të merret me shumë aspekte të cilat janë si pasojë e një politike të së kaluarës dhe që nuk e lejojnë si process politik,ekonomik dhe në atë social të zhvillohet ky vend, por janë situata të cilat në vend dhe në kohën e duhur i duhet të shqyrtohen dhe për të njëjtat të merret një vendim me një sens politik që do të ishte pamëdyshje në favor të një politike e cila nuk do të shkelte as edhe në një rast interesat e këtij vendi.Jemi shumë të bindur se sa këmbëngulës ka qenë faktori ndërkombëtar e në rradhë të parë ShBA-të për njohjen e pavarësisë së këtij vendi dhe përkrajen e parezervë të fuqive të mëdha për të krijuar një situate e cila do të krijonte një ambient jetese në këto vende edhe pse Serbia me të madhe e promovonte për shumë mote politikën Qosiqiane dhe forma të tjera që çonin kah zbrazja e trojeve etnike shqiptare.

Kësaj teze si duket i fryhet edhe sot, por të lakuar në një version të ri e jo të shëndetshëm për një politikë e cila po bëhet sot në Kosovë.Ky debat si u duk nuk gjeti shumë zbatim as edhe në arenën ndërkombëtare dhe për rrjedhojë reagimet e shumta të politikanëve qenë kundër zhvillimit të mëtjemë rreth çështjes në fjalë.Kosovës i duhet të ndjek aspiratat e shumë vendeve të Balkanit, të  cilat kanë synim Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Cilat janë rreziqet për shtetësinë e Kosovës?

Besa Kadriu: S’do mend se për një kohë të gjatë, në periudhën e sistemit monist, u promovua bindja që nga kush mund të vijnë sulmet dhe rreziqet e një shteti. Në rrethanat aktuale, kur Kosovës i duhet të rradhitet në grupin e shteteve që sot do të duhet të promovojnë vlera të sferës së strategjive dhe hartimit të politikave të mbrojtjes së saj si shtet Sovran, sigurisht që do të duhet të ndjekë hapat e atyre aleatëve të saj të Paktit Veriatlantik të cilët janë edhe synimi i  cili Kosova do të arrijë të ketë statusin e vendit anëtarë me të drejta të plota ashtu si edhe vendet tjera.

Në mënyrë të veçantë, për të ecur përpara çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia?

Besa Kadriu: Fillimisht, Serbia duhet në një të ardhme sa më të afërt ta njohë statusin e pavarësisë së Kosovës me kufijtë aktual të saj të përcaktuar nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, më pak të promovojë politika të cilat janë në disfavor të proceseve. Në të kundërtën shumë procese do të mbeten pas dhe do të bien ndesh edhe me të gjitha parakushtet tjera që Kosova dhe Serbia duhet ti ndjekin për të krijuar një të ardhme që do të ishte në favorin e të dyja vendeve.

Deri më tani Serbia nuk ka luajtur një rol konstruktiv në politikën ndërkombëatre në raport me çështjen e Kosovës, duke filluar edhe nga rasti i mungesës së gadishmërisë së mosnjohjes së saj, por edhe me stagnimin e shumë proceseve të tjera si, mos dërgimi i kriminelëve të luftës përpara organeve të drejtësisë dhe mbrojtja e pakusht dhe emërimi edhe në poste të larta udhëheqësie të vendit e ka bërë për të kuptuar se ky vend do të mbetet edhe pë një kohë i  izoluar.

Në anën tjetër ishte rasti i vizitës së fundit të njërit nga ministrat e qeverisës së Kosovës për një bashkëpunim në nivel të politikave sociale, ku ky i fundit ( Ministri nga qeveria e Kosovës), u desh të rikthehet në Kosovë, si pasojë e përsëritjes së gabimit nga ana e Serbisë në rastin kur theksohet thirja e vjetër për atë si Serbia zyrtarisht e njeh me emërtimin e vjetër Kosovën, gjë që nuk do të duhet ta bëjë.

Në këtë rast, Kosova paraqet një element konstruktiv kur flitet për gadishmëri të hapjes së rrugëve të bashkëpunimit në sferën e takimeve që janë të rangut politik, vetë për të çuar proceset përpara por nuk e ka rolin e njejtë dhe reciprok pala tjetër. Këtu proceset zbrapsen.

Çfarë ndikimi gjeopolitik mund të ketë rivendosja e kufijve të rinj për Maqedoninë dhe Bosnjën?

Besa Kadriu: Janë dy vende të cilat edhe sot e kësaj dite janë pjesë e sfidave të mëdha politike. 

Çdo tendencë e hapave të cilët do të çonin kah ndërimi i kufijve në mes këtyre shteteve do të krijonte parakushte për lindjen e konflikeve të reja apo tejkalimit të situatës nga një gjendje të kushteve të paqës në rrethana të cilat do të impononin luftën dhe nxitjen e shfaqjes së ideve të mëdha- shtete që ushqejnë edhe sot e kësaj dite në konceptet e tyre dhe të ideologjive nacionaliste. Janë rrugët e një forme dhe strategjie tjetër që do ti ndihmonin këto dy vende të ecin përpara.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë reagime të ndryshme. A ka ndonjë përçarje midis Uashingtonit dhe Brukselit?

Besa Kadriu: Shpesh herë, në opinionin publik, jo vetëm tek ne, por edhe gjetiu, nënkuptohen disa forma të politikës të cilat janë në kundërshtim me njëra tjetrën për sa i takon raportit zyrtar në mes ShBA-ve dhe BE-së. Ishte rasti fundit kur ju desh që Kosova të ketë një përkrahje më të madhe në drejtim të antarësimit në INTERPOL, kur Brukseli, zyrtarisht nuk i dha përkrahjen që në pikëpamje politike, Kosova duhej ta kishte. Kjo do ti ndihmonte që të ecë me disa aspirate të tjera shumë të rëndësishme në sferën e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë. Shpesh here për spiratat e shteteve dhe fuqive të mëdha, viktimizohen vendet apo shtetet më të vogla.

Një fat të këtillë në raport me Brukselin dhe ShBA-të dhe raporteve të ndërsjella që krijohen në mes tyre, në momentet kur më pak mund të pritet, shfaqen çështjet më minore të problemeve dhe mjafton të defokusohet opinioni publkc për të krijuar blloqe apo hendeqe të mëdha. Këtu vjen në shprehje edhe tendenca më pak e pranishme e aktorëve politik evropian për të lënë domoninimin  e një mase të caktuar Rusisë, për hirë të interesave ekonomike, gjë kjo e cila nuk është e favorshme për politikën amerikane, kur dihet se cili është qëndrimi në raport me këto dy fuqi të mëdha. Një vëmendje pak më e madhe e Brukselit drejt qëndrimit distancues ndaj Rusisë, do ta përafronte shumë më shumë ShBA-në drejt një Evrope më të demokratizuar dhe me më pak prani të kundërshtarëve anti amerikan.

Si e vlerësoni pozicionin e shqiptarëve të Maqedonisë pas Marrëveshjes së Prespës?

Besa Kadriu: Shqiptarët në Maqedoni paraqesin një faktor politik shumë të rëndësishëm për këtë vend, sadoqë  struktura e qeverisjes dominante nga udhëheqësia maqedonase ka ditur ta neglizhojë faktorin politik shqiptar në Maqedoni.Ishte njëra nga Marrëveshjet e rradhës, që krahas palës greke dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ju desh garniturës qeverisëse aktuale ta çojë përpara një çështje që për një kohë të gjatë po zvaritej, siç ishte ajo e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë, ndryshimit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ashtu si edhe shumë radhë të tjera, shqiptarët patën një rol shumë minor në këtë rast, për të thënë vetëm simbolik, gjë që e pasqyroi edhe më tej një formë të cilën Maqedonia si vend me pretendime evropiane, fatkeqësisht akoma nuk arrin të kuptojë se shtetet multietnike me përvoja të një vendi demokratik, politikëbërjen e bëjnë duke promovuar një politikë më gjithpërfshirëse dhe shumë praktike. Kjo në fakt është edhe një hap drejt synimeve të proceseve dhe sfidave të reja që Maqedoninë  e presin në të ardhmen.

 Nëse hendikep ishte për Maqedoninë çështja e emrit për fillimin e proceseve për anëtarësim në BE dhe NATO, tanimë, të paktën në rrethanat aktuale, kjo çështje konsiderohet si një problematikë e zgjidhur. Proceset e mëtejme që duhet ndjekur janë ndryshimet kushtetuese që do ti japin definimin e qartë të statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë si një etnitet i dytë shumë i rëndësishëm për ekzistimin e këtij vendi dhe definimin edhe në Preambulën e kushtetutës për karakterin multietnik të shtetit. Ndryshimet kushtetuese janë një kusht i radhës që do ta ndihmonin në shumë aspekte Maqedoninë të ecë përpara drejt  aspiratave për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Si e shihni të ardhmen e Ballkanit?

Besa KadriuNëse i referohemi të kaluarës për një kohë shumë të gjatë, por edhe sot, kjo pjesë ka paraqitur vatrën e problemeve më të mëdha dhe çështjeve të pazgjidhura politike të cilat për një apo arsye tjetër nuk kanë marrë përgjigjen e duhur. Sot, jo vetëm mentaliteti ballkanas, por edhe shumë fuqi të mëdha me ndikime anësore të cilat patën rol të rëndësishëm për këtë pjesë në pikëpamje gjeografike, i duhet të ndyshojë konceptin politik dhe rezonimin e strategjive gjeopolitike.

Andaj, nëse Evropa e pas luftës, që nga Traktati i Romës, ju desh të ndërtojë vlerat e paqës duke mbrojtur në rradhë të parë fuqitë ekonomike të vendeve themeluese të BE-së, Gjermanisë dhe Francës.

Por, sot, më tepër se kurrë, kësaj pjese të truallit evropian i duhen shumë bariera i tejkalojë.Të përcaktojë rrugëtimin e saj në mes lindjes apo perëndimit, të definojë shumë çështje në mes popujve të Ballkanit që janë trashëguar si problem nga e kaluara, të ndryshojë mentalitetin në raport me politikën e BE-së dhe të promovojë më shumë se sa bën aktualisht për të pasur dhe për ta ruajtur paqën në mes njerëzve dhe harmoninë e një kulture diverse.

Evropa nuk mund të ribëhet nëse nuk do të bashkohet më të gjitha territoret që janë pjesë e saj. Ballkani është në pikëpamje gjeografike pjesë e Evropës, andaj edhe e ardhmja e kësaj pjese duhet të jetë nën ombrellën e vlerave të kulturës dhe identitetit evropian. Nga këndvështrimi i studijuesve as më shumë e as më pak se viti 2026, këto pjesë duhet të jenë e ardhmja që do ti gjejë brenda strukturave të BE-së.

Besa Kadriu;”Evropa nuk mund të ribëhet nëse nuk do të bashkohet më të gjitha territoret që janë pjesë e saj. Ballkani është në pikëpamje gjeografike pjesë e Evropës, andaj edhe e ardhmja e kësaj pjese duhet të jetë nën ombrellën e vlerave të kulturës dhe identitetit evropian”.

 

###

Shënim: Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *