SHKUPI – KRYEQYTET HISTORIK I SHQIPTARËVE

Promovimi i “Kosovës” VI,VII dhe VIII në Univerisetin “Nënë Tereza” në Shkup

SHKUPI – KRYEQYTET HISTORIK I SHQIPTARËVE

Edhe promovimi i sotëm i “Kosovës” VI, VII dhe VIII në Universietin “Nëna Tereze” në Shkup , zgjoi interesimin e studentëve dhe të intelektualëve të Shkupit. Me këtë rast, autori u prit nga Rektori Dr. Azis Pollozhani si dhe stafi akademik i Universitetit, ku u përgëzua për veprën dhe përkushtimin që në të gjej vend edhe Maqedonia. Ndërsa prorektori Rizvan Sulejmani, Buxhovin e vlerësoi autor të rëndësishëm të historiografisë shqiptare, shkrimtar, por edhe intelektual, që i kontribuoi politikisht procesit të shtetndërtimit të Kosovës nga çastet e para. Redaktori i librit, Ramadan Musliu, edhe këtë herë theksoi se projekti i rrumbullaksuar i “Kosovës” në tetë libra, paraqet njërën ndër punët më të rëndësishme në historiografinë shqiptare.
Autori, në ligjeratën e tij, u ndal te Maqedonia dhe roli i shqiparëve në të nga antikiteti deri te koha jonë. Sipas autorit, Maqedonia antike si pjesë e botës dardano-ilire dhe Maqedonia si shtet politik, janë pjesë e pandashme e historisë shqiptare, duke e ilustruar këtë edhe me faktin se Shkupi paraqet kryeqytetin historik të shqiptarëve. Me këtë rast, autori bërë me dije se së shpejti botohet studimi voluminoz “Maqedonia nga anitiketi deri te koha e jonë”.

 

(FCB J.B.-ISSDMaqedonia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *