SHKUPI DUHET TË KUPTOJË SE LOJA ËSHTË DUKE PËRFUNDUAR

SELIM IBRAIMI- Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-

Ora e Maqedonisë po ndalon në vend. Mbetet që ndërhyrja nga jashtë të ç’bllokojë procesin dhe mundësisht të shohim një Maqedoni të re, po jo si këtë që e pamë sot kur tre zyrtarë maqedonas pa praninë e asnjë përfaqësuesi shqiptarë kumtuan fillimin e bisedimeve për aderimin e Maqedonisë në NATO. Wess Mitchell si specialist për Europën dhe Ballkanin nuk e ka si kokëçarje vetëm Maqedoninë që të mos rrëshqasë drejt sektorit rus; Serbia, Bosnja dhe Hungaria janë  shqetësime serioze në rritje për administratën amerikane.

 

Wess A. Mitchell, ndihmës sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi në një letër dërguar liderit të VMRO-DPMNE-së ka kritikuar qëndrimin e partisë të Mickovskit për sa i përket marrëveshjes dhe bllokadës që kjo parti po i bën Maqedonisë.

Në letrën që e bëri publike Ambasada Amerikane në Shkup thuhet se Shtetet e Bashkuara fuqimisht besojnë që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është mundësi historike që Maqedonia të sigurojë një ardhmëri më të ndritshme dhe të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin dhe përparimin rajonal.

“Përkundër pohimeve se ka mundur të arrihet “një marrëveshje më e mirë”, ne nuk besojmë që një gjë e tillë është e mundur. Kjo marrëveshje ka kërkuar kompromis nga të dy palët. Është një mundësi që me gjasë nuk të vijë përsëri për vite të tëra, nëse jo edhe dekada.”

Nuk do t’ju befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga pozicioni i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe me hapat në kuvend në lidhje me ndryshimet në kushtetutë. Qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha komunitetet dhe partitë, duke përfshirë edhe tuajën, fuqimisht mbështesin anëtarësimin në NATO dhe në BE, dhe kështu ka qenë që nga pavarësimi i vendit. Tani është në duart e kuvendit që të ndërmerr hapin e ardhshëm dhe vendimmarrës. Ju nxisim që të krijoni hapësirë, publikisht dhe privatisht, për deputetët e koalicionit tuaj që ata të vendosin si do të votojnë mbi ndryshimet kushtetuese, të lirë nga kërcënimet me dhunë, ndëshkim dhe forma të tjera të detyrimit.

Ky është moment me rëndësi historike për vendin tuaj, moment që kërkon lidership të guximshëm dhe pjekuri. Si mik i vërtetë dhe mbështetës i Maqedonisë, ju nxisim që të leni anash interesat partiake dhe të shpini para interesat tona të përbashkëta strategjike dhe të siguroni një ardhmëri më të ndritshme për qytetarët tuaj në familjen europiane të kombeve.

Kryetari Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja janë të pabindur duke përfshirë këtu edhe lojën pas shpine të një pjese të partive shqiptare në qeveri që për dekada flasin për NATO-n ndërsa pas procesit të referendumit po taktizojnë në darsmën e nisur nga Mickovski.

Kryeministri Zoran Zaev ra në grackën e VMRO-së dhe kjo bën të vështirë që ai gjatë tetë ditëve të ardhshme të gjejë ndonjë kompromis në parlament.

Letra e diplomatit amerikan mund të interpretohet si një lutje e fundit amerikane që partitë t’i lënë anësh dallimet dhe Kushtetuta të ndryshojë.

Lirisht mund të themi se amerikanët në Maqedoni po bëjnë një përjashtim dhe me çdo kusht tentohet të ruhet paqja.Makiavelizmi që po mundohet ta luajë kryeministri është dëshifruar mirë nga opozitarët maqedonas.

Karta e fundit është arritja e një marrëveshje në mes LSDM-së dhe VMRO-së e cila po hapet gjatë këtij debati në Parlament.

Për sa i përket ShBA-së dhe BE-së, kriza aktuale në Maqedoni mund t’ju shërbejë si mësim se cilët partnerë politikë në të ardhmen duhet t’i mbështesin në Maqedoni.

Ora e Maqedonisë po ndalon në vend. Mbetet që ndërhyrja nga jashtë të ç’bllokojë procesin dhe mundësisht të shohim një Maqedoni të re, po jo si këtë që e pamë sot kur tre zyrtarë maqedonas pa praninë e asnjë përfaqësuesi shqiptarë kumtuan fillimin e bisedimeve për aderimin e Maqedonisë në NATO.

Wess Mitchell si specialist për Europën dhe Ballkanin nuk e ka si kokëçarje vetëm Maqedoninë që të mos rrëshqasë drejt sektorit rus; Serbia, Bosnja dhe Hungaria janë shqetësime serioze në rritje për administratën amerikane.

Megjithatë përveç letrave rekomanduese nga bashkësia ndërkombëtare, për Maqedoninë po bie interesi i të huajve, Shkupi duhet ta kuptojë se loja po merr fund.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *