SFERAT E REJA TË INTERESIT NË BALLKAN

Vështrim nga Uashingtoni -SELIM IBRAIMI 

Uashingtoni në 2019 hynë në një epokë të re të ndryshimeve buxhetore dhe zbrapjes strategjike ushtarake nga Siria dhe mundësisht nga Afganistani.Vakumi gjeopolitik i lënë pas do të mbushet nga fuqitë e rangut të mesëm duke përfshirë këtu edhe Ballkanin.

Largimi i Sekretarit të Mbrojtjes Mattis dhe i shumë këshilltarëve të tjerë nga Shtëpia e Bardhë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe ndërrimeve të shpeshta në plane, e kanë bërë ShBA të ekspozuar lehtë ndaj sfidave që vinë nga Rusia dhe Kina po edhe nga shtetet europiane sidomos nga Gjermania.

ShBA po e humb Gjermaninë si partner strategjik dhe aksi i dikurshëm gjermano-amerikan nën presidencën e Trumpit po dobësohet. Me këtë lëvizje të vektorëve, është çështje e kursit apo siç pritej dalja e aleancave të vjetra europiane me interesa të thella për të dominuar dhe paralelisht për të ndarë sferat e interesave ekonomike dhe politike. Me këtë po krijohet një hartë e re gjeopolitike e Europës dhe të Lindjes së Mesme.

Tubacioni i gazit rus “Rrjedha Veriore (Nord Stream), tashmë siç duket do ta ndërrojë Europën dhe me gjasë që të reflektohet në Ballkan. Gjermania si shtet më i fuqishëm nuk mund më të vazhdojë ta durojë thundrrën amerikane në mes të shtetit gjerman.

Rusia përkundër rënies ekonomike dhe të popullsisë, po bën një modernizim të shpejtë të armatimit strategjik dhe duke qenë e involvuar me propagandë dhe një sistem të fuqishëm të dezinformimit, arriti për një kohë të shkurtër të rrisë sentimentin e vjetër pan- sllav duke e motivuar për së keqi opinionin e vendeve të Sllavëve të Jugut.

  • Aktualisht pengesat janë të njëpasnjëshme për ShBA në Ballkan dhe tërhejqa e mënjëhershme nga Siria veçse është pjesë e paralajmërimit tonë të mëhershëm se ShBA me të vërtetë po ndryshon.
  • Në Ballkan, Uashingtoni po përpiqet të krijojë një balancë strategjike në mes Sllavëve të Jugut dhe shqiptarëve në Europën Juglindore, por pa e definuar mirë planin afatgjatë, konfuzioni i ri mund të hapë ndarje të reja dhe me pasoja për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe Sllavëve të Jugut.

Në Kosovë, plani është ende në fazën fillestare se si do të rrjedhin bisedimet Prishtinë –Beograd me mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni.

I gjithë ky proces bëhet për të mbajtur Serbinë si aleat i ri dhe si një kundërpeshë mesatare për të mbrojtur interesat amerikane. Megjithatë, Serbia që kur kërkoi ndihmë nga Rusia Imperiale për të fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane, ajo ka qenë e varrur nga Moska.

Shkëputja nga Rusia me dhënie apo marrje territoresh mund të rrisë emocionet për ngritjen e dy blloqeve në Ballkan duke u paraqitur një trajektore e re aleancash.

E gjithë kjo mund të duket se kthehmi prapa në vitet e fundit të Perandorisë Bizantine, por ashtu siç lëvizën administrata e Trumpit, efektet mund të prodhojnë një klimë mos besimi ose vazhdim të gjendjes së ngrirë deri në paraqitjen e rendit të ri.

Megjithatë e gjithë kjo mund të jetë një gjendje e përkohëshme, pasi ShBA me një investim afatgjatë të sigurisë kombëtare në Bondsteel në Kosovë do të vazhdojë të ruajë një sfere të caktuar të interesit në Ballkan. Maqedonia e cila është e përbërë nga grupe të ndryshme etnike do të gjindet në situatë të palakëmueshme. Se si do të rrjedhin më tej ngjarjet në Europë dhe Ballkan do të varren nga zhvillimet në Uashington.

26.12.2018 (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *