Sa shqiptarë nga diaspora e Kërçovës nuk do të mund të regjistrohen?!

Nëse qeveria e Maqedonisë Veriore ka qasje refuzuese ndaj propozimeve të opozitës ASH-AA, atëherë pse si opozitë duhet t’i votoni ligjet që janë me karakter diskriminues?!
Ligji i regjistrimit do të lë mbi 143 mijë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut jashtë procesit të regjistrimit.
A e din Arbër Ademi se sa shqiptarë nga Kërçova dhe rrethina që jetojnë më Austri, Zvicër dhe ShBA, ky ligj që mbështetet nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk do të regjistrohen?!
Zyrtari i BDI- së në Entin Statistikorë paska të drejtën e nënshkrimit dhe regjistrimi për diasporën do të bëhet në formë elektronike janë përgjigjet dhe arsyetimet e Arbër Ademit dhe Agim Nuhiut. Duket se opozita dhe partitë shqiptare në qeverinë e Zaevit po vallëzojnë bashkë me të njëjtën këngë me rritëm të ndryshëm. 
S.Ibraimi
19.1.2021