Rusifikimi i Ukrainës dhe i kulturës së saj

Nga Dr. Muhamedin Kullashi- Studiuesi i historisë ukrainase Jaroslav Kombilj vë në pah se mbretërit e Rusisë, Pjetri i I (më 1720), Katarina e II (më 1722), Aleksandri I (1824), Aleksandri II (1856), Aleksandri III (1883) dhe ministrat e tij nxorën vendime me të cilët ndalohej botimi i librave në gjuhën ukrainase, ndalohej përdorimi i gjuhës ukrainase në shkolla e fakultete si dhe në institucionet shtetërore. Ata drejtonin po kështu edhe rishkrimin e historisë së ukrainasëve. Katarina e II, njëherit urdhëroi formimin e Komisionit e cila kishte për detyrë t’i falsifikojë dokumentet origjinale, të shkruaj një histori të re, sipas së cilës bëhet lidhja e drejtpërdrejt e Ukrainës me principatën e hershme të “Rusisë së Kijevës” dhe fshihet identiteti politik e kulturor i Ukrainës dhe ukrainasve. Më vonë (në shekullin e XX), Rusia nuk ka pranuar që të bëhet verifikimi i atyre “origjinaleve” me metodën e karbonit radioaktiv(izotopi 14 C), pikërisht pse ky verifikim do të dëshmonte falsifikimin. Paralelisht me këto masa të mbretërve edhe Sinodet e Kishës ortodokse ruse, ndalonin botimin si dhe përdorimin e abetareve në gjuhën ukrainase, si dhe përdorimin e gjuhës ukrainase në regjistrat e lindjes dhe vdekjes. Stalini dhe uria vdekjeprurêse e ukrainasëve (“Gladomor”) gjatë së cilës në vitet 1930 Stalini ndërmori një varg të masave represive në veçanti ndaj intelektualëve dhe shkrimtarëve ukrainas. Ai drejtonte masat e dhunshme të ndalimit të “ukrainizimit” të ukrainasëve, përkatësisht ai kriminalizonte përdorimin e lirë të gjuhës ukrainase në shkolla, fakultete e institucione të kulturës. Shkallën më të lartë të terrorit mbi ukrainasit Stalini e kreu në vitet 1932-1933 duke organizuar me pushtetin e vet, e në veçanti me policinë dhe ushtrinë, urinë masive në trevat ukrainase duke penguar furnizimin e tyre me drithra. Si pasojë e këtij operacioni vdiqën nga uria (“Gladomor”)- 7 milion ukrainas. Putini e vazhdon këtë traditë me agresionin mbi Ukrainën: me vrasje masive të civilëve, me bombardime të vendbanimeve, spitaleve, shkollave,… etj., mirëpo këtë here populli dhe shteti i Ukrainës organizuan një rezistencë të fuqishme ndaj ushtrisë ruse. Njëherazi, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të u mobilizuan për të mbështetur Ukrainën, duke dërguar edhe armatim.

(Facebook)