Rusia është një gjëzë e mbështjellë me mister, në brendi me një enigmë

Është botuar në gjuhën maqedonase libri “Paqja e Ftohtë”-Dhjetëvjeçari i rikonfigurimeve gjeopolitike në Ballkan, nga gazetari dhe analisti shqiptaro-amerikan Selim Ibraimi.

Botimi i parë në gjuhën shqipe doli në dritë vitin e kaluar duke zgjuar interesin e lexuesëve dhe botës akademike mbi zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe ndikim e hershëm të Rusisë në rajon dhe Maqedoni.

Redaktor i librit është profesori amerikan David Ratliff nga Universiteti Webster (SHBA) dhe ish zyrtarë në U.S.Transcom.
Recenzentë janë emra të njohur të publicistikës si Emin Azemi dhe DR.Sadri Ramabaja.

“Gjatë historisë, Ballkani ka qenë fuçi baroti dhe ka ndezur konflikt global dhe sot rivalitetet strategjike ushtarake dhe ekonomike të Fuqive të Mëdha mund të hapin një konflikt të ri në mocion”- thotë në parathënien e tij David Bayron Ratliff, professor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Webster University, Scott Air Force Base.

”Winston Churchill në një radio transmetimin publik theksoi se Rusia është një gjëzë e mbështjellë me mister, në brendi me një enigmë. I njëjti citat mund të përdoret sot për Ballkanin dhe rizgjimin e Rusisë”.

“Selimi në librin e tij do ta hapë këtë mister me evidencë bindëse dhe fakte solide për sa u përket çështjeve delikate me të cilat Ballkani është duke u ballafaquar”,shkruan Ratliff.

Ndërsa recensentët Emin Azemi dhe Sadri Ramabaja thonë:

“I fokusuar brenda milieut politik e social të Ballkanit, autori nxjerr përfundime interesante mbi qëndrimet disonante të qendrave të mëdha të vendimmarrjes për sa i përket zhvillimeve në rajon, përfshi edhe ato rreth aneksimit rus të Krimesë. Duke qenë një rajon i ekspozueshëm ndaj ndikimeve të jashtme, Ballkani edhe për një kohë vazhdon të shërbejë si fushë aterimi për zbarkues të rinj e të vjetër”, – Emin Azemi.

“Vitet e fundit e dëshmuan presupozimin realist të autorit se për Serbinë dhe qeverinë nacionaliste të VMRO/DPMNE-së, BE dhe NATO ishte “zgjidhja e dytë” në ranglistën e prioriteteve gjeopolitike. Gara gjeopolitike për jugun tashmë ka filluar”,- Sadri Ramabaja.
Versioni në gjuhën shqipe mund të gjendet edhe në Librarinë e Kongresit Amerikan.

Libri është botim i Qendrës së Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit-Maqedoni (CSSD) me mbështetje nga Ministria e Kulturës.

PDF Libri-BOOK: Студениот мир-final-2017 Селим Ибраими