Rendi i ri botëror nevojë apo ultimatum

Blerim Abedini, Institute for Security Studies and Development- N. Macedonia (ISSDM)

Ballkani si vatër krizash që rrikthehet në tavolinat qeveritare është indikator pasiviteti i subjekteve politike ndërkombëtare. Tani më Ballkani si çështje, nuk është i vetmuar por vala e saj vazhdon në Lindjen e Afërme, në shtetet e Magrebit, në Azinë Qendrore si dhe në Bashkimin Evropian sikur Covid-19! Si duket vendet e Botës së Tretë sfidohen me reformat politike. Manovrat e Turqisë në Mesdhe që bazohen tek thënia, “Një bastun në Mesdhe mund të ndryshojë rrethanat”, është një politikbërje e këtij karakteri. Tanimë, BE-ja në bisedimet e saja dëshiron t’i ul tensionet por Franca vazhdon me avazin e saj të vjetër.

Shekullin që e kaluam na la trashëgimi që na shërbeu për tejkalimin e krizave aktuale. Ballkani si vatër krizash që rrikthehet në tavolinat qeveritare është indikator pasiviteti i subjekteve politike ndërkombëtare. Tani më Ballkani si çështje, nuk është i vetmuar por vala e saj vazhdon në Lindjen e Afërme, në shtetet e Magrebit, në Azinë Qendrore si dhe në Bashkësinë Evropiane sikur Covid-19! Shumë çështje në tavolinat diplomatike medoemos të sjellin një rend të ri botëror. Si duket vendet e Botës së Tretë sfidohen me reformat politike. Libani sfidohet me ndryshimet kushtetuese ku zëri i popullit do të jetë vendimtare në vend të implikimeve fetare në formimin e qeverive. Ardhja e Presidentit Makron tregon një pozitë-synimi gjeostrategjik që ka ky rajon si distribuese e produkteve të rafinerisë së naftës në Lindjen e Afërme. Multietnicizmi dhe multikonfesionaliteti është stimuluese për këndvështrimin ndërkombtarë.

Manovrat e Turqisë në Mesdhe që bazohen tek thënia, “Një bastun në Mesdhe mund të ndryshojë rrethanat”, është një politikbërje e këtij karakteri. Ajo, deklaroi se ka patur sukses në prodhimin e gazit natyror në Mesdhe. Por ky “Bastun në Mesdhe” filloi t’i pengoi Greqisë e pastaj Francës. Greqia si duket rezikon t’i humb ishujt në brigjet e Turqisë. Franca megjithë krizave të brendshme ajo tenton ta hudh topin në Mesdhe. Tanimë, BE-ja në bisedimet e saja dëshiron t’i ul tensionet por Franca vazhdon me avazin e saj të vjetër duke nëpërkëmbur vendimet në Këshillin Evropian. Si njohës i mirë i neokolonializmit, Franca tenton të mbajë ndikimin e saj në vendet e Magrebit qofshin edhe me një politikë indiferente. Ajo u dëshmua në përkrahjen e forcave paramilitare të gjeneralit Haftar të cilët krijuan varre masive në Libi. Egjypti si aleat ushtarak i Francës dhe Greqisë, tentojnë t’i kryqëzojnë shpatat në Mesdhe. Të burgosurit politik në Egjipt që raportohen nga organizatat me seli në Zvicër shprehin padrejtësitë ndaj pandehurve si mungesa e seancave gjyqësore, neglizhenca, kushtet e rënda në burgje, etj. Grushteti i bërë nga gjenerali Sisi si duket nuk i pengon komunitetit ndërkombëtarë.

Anija e parë e shpimit e Turqisë si prodhim i vendit ndahet nga porti i Trabzonit. Kredit:’Anadolu Ajansi’

Rjedhimisht, Turqia kërkon shtigje të reja politike duke i detyruar kundërshtarët të ulen në bisedime. Çështja në Etiopi dhe Sudan do të jetë një barrë e rëndë për fqiun egjiptian që të zmbrapset nga politikat e saja joproduktive. Okupimi i teritorit sudanez në Detin e Kuq nga Egjipti, do t’i jap mundësi Turqisë të përkrah Sudanin në emër të rendit të ri botëror. Poashtu Turqia është e involvuar edhe në përkrahjen e agrikulturës me degën e lumit Nil që do të zhvilloj bujqësinë dhe blegtorinë e këtyre shteteve e posaçërisht Etiopisë.

Egjipti është i brengosur duke trajtuar intervenimet turke si ato të Perandorisë Osmane. Në këtë drejtim edhe mbreti Saudit është i brengosur sepse pakënaqësitë brenda shtetit mbahen të izoluara (në vakum). Ende vrasjet e burgosurve ndodhin për të frikësuar popullatën nga lëvizjet pro-demokratike. Jemeni si përkrahëse e Iranit tani ka mysafir të rrinj-Turqinë. Jo rastësisht mbreti Saudit kërkoi sulm ushtarak të SHBA-së ndaj Turqisë përshkak të rolit të saj në Lindjen e Afërme. Por, drejtësia është e përshëndetur anembanë botës. Turqia dita ditës krijon aleat të rrinj si Shqipërinë, si Azerbejxhanin (aleate në luftrat libiane), Rusinë me disa kontradita rreth marrëveshjeve të armatimit, etj. Pra, drejtësia vonon por vrasja e gazetarit amerikano-saudit me siguri do ta sjell Arabinë Saudite buzë greminës politike. Rrethi dalëngadalë ngushtohet dhe pasiguria politike ka rezultuar me mijëra varre dhe emigrantë në të gjitha skajet e botës. Si duket divanet janë të keqpërdorura për kufizmine lirisë së shprehjes në shekullin XXI. Kjo, përvojë e tanishme qoftë edhe e shekullit të kaluar sfidon njohurinë tonë që ta kërkojmë problemin jashtë regjionit tonë.