Rastësi në ëndërr

Shaha Hyseni

Ende i dua dhe i pëlqej ato ëndërrat e tua të shtrembëra dhe të çuditshme. Jeta nuk do kishte kuptim nëse do gjë do të dukej e njejtë, prandaj dhe ende i mbaj në zarfin e letrave imagjinare të shkëmbyera , ëndërrat e tua, aq të pastërta dhe të bardha. Nuk kishte as edhe një pikë pluhuri sepse çdo herë kur yjet dhe hëna vijnë në konakun e poezive të mia, unë i marr dhe i shpalos të gjitha ëndërrat e mia dhe të tuat.

Çdo shkronjë e kapërdinë qielli që merr ngjyrë të kaltër, dhe shkëlqimin e duhur ia japin yjet, atë erë të lehtë fllad i mbrëmjeve marsi që ledhaton trupin, ngjyros rrugët me dashuri, flet në çdo vesh e kthen nostalgji. Pastaj në ëndërr pashë edhe ato mëngjeset e hershme, ku zbardhnim do ditë nga bisedat tona, duke mos u ngopur nga shkëmbimi i shkronjave, të qeshurat e pafundme. Të gjitha ende i ruaj në letrat nostalgji, dashuri e ëndërr e parë me sy çelë, ëndërr që rrallë herë vjen në gjumin jetë. Ajo ëndërr rootullohet në mes të qytetit prej kalldërmash, ecën vetëm kokën lartë, fytyra e së cilës derdh nur, ëndërr e çmendur të dua shumë edhe në gjumë.

Ulur në ballkonin ngjyrë kafe ku e kuqrremta e hekurave ia thente bukurinë, ëndërra sa vinte dhe zgjerohej nga zarfi, shkronjat donin të flisnin sepse një mall i kaltërt digjej e shkrihej nga brenda. Mos më thuaj se më harrove më pëshpërsite ëndërra, e yjet dhe hëna që i bënin shoqëri mexhlisit të çdo nate më shikonin me habi dhe prsinin të ndëgjonin ende më shumë nga kjo fantazi. Nuk qe i vërtetë takimi prandaj dhe ëndërra u kthye në nostalgji, as dhurata nuk mori guximin me ik e me u përplasë para derës si fëmijë.

Prandaj dhe gjithçka u kthye në nostalgji, sepse zëri është fshehur para botës kinse është gjynah të këndohet, sepse edhe dëshira për të kërcyer balet është shuar kinse paratë nuk kanë mjaftu, sepse materialet, dëshira e stërngarkuar e lodhur nga idetë shumë ngjyrëshe kanë ikë kohë pas kohe, sepse ëndërra e vetmë që i ka bashku këto është kthy në nostalgji. Por unë të them ty hënë e juve yje se unë e dua atë ëndërr ende, lutje në vetmi dërgojë. Prandaj dhe nuk i lashë kujtimet ti merrte era, prandaj dhe i përpunova poezitë për me dalë në dritë, prandaj dhe besimin e mora gjithnjë me vete për të më thënë se ëndërra do kthehet e realizohet atëherë kur në takimin natën me yjet e vërtetë të takohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *