PUSHTIMI I TERRITORIT

SELIM IBRAIMI – INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT

Sistemi politik i Europës mesjetare ishte një farë kombinimi i pushtetit lokal dhe vendosjes së politikës në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Megjithatë, që nga shekulli i XIV ky sistem u thjeshtua shumë, pasi shteti u shfaq si një entitet politik i vendosur në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare. Shtetet e reja në të njëjtën kohë e vendosën veten në kundërshtim me sistemin e Papës.

Në Ballkanin e atëhershëm, principatat  ishin organzimet e para politike. Bullgarët dhe serbët filluan t’i kundërshtonin Osmanët, pas humbjes së thellë  në Betejen e Varnës (1444).

Perandoria Osmane ishte në kulmin e ekspansionit në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Ushtria e Sulejmanit të Madhërishëm me ushtrinë e tij ju afrua dyerëve të Vjenës (1529).

Tentativa osmane për të pushtuar “Mollën e Artë ” paraqiste rrezik të madh për sigurinë e Europës të dalë nga reformacioni. Ky afrim i Osmanëve ishte kërcënim i drejtëpërdrejtë për rendin e ri europian.

Me vazhdimin e dobësimit të Osmanëve, pas përpjekjes së dytë për të pushtuar Vjenën dhe revolucionin industrial që kishte filluar në Europë, nisi edhe rizgjimi  i emocioneve të popujve të  Ballkanit për pavarësi dhe shtete kombëtare.

Disa këtë e quajnë si Ballkani modern por faktet bëjnë të njohur si ky ishte  momenti i shfaqjes së  nacionalizmit të egër dhe vënies në rend të parë  interesin nacional.

Priotitet për Ballkanin i cili duhej të transformohej ishin pikërisht reformimi  dhe të bërit pjesë e Europës së industralizuar.

Kaosi europian pas vdekjes së Bismarkurt dhe Kaiserit e nxiti Gjermaninë  të  pushtojë  rrafshnaltën e Rhineland-it, një  provincë  e zhvilluar e Gjermanisë.

Separatizmi dhe pushtimi i territoreve më përkatësi të njëjtë etnike u bë pjesë e strategjive nacionale të shteteve europiane.

Nëse tërheqim një paralele historike në mes ngjarjeve të LPB-së shumë tipare i shohim sot në BE dhe në përpjekjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e këtij sistemi të shpikur dhe tepër të avancuar. Këtu kemi shenja të njëjta për sa i përket kërkesave për autonomi në Europë  dhe Ballkan.

Europa nuk mund të bëhet Amerikë, shumë llojshmëria e kombeve me gjuhë  dhe tradita ka qenë specifika që ky kontinent është bërë dinamik por edhe me rreziqe të shpërthimit të  luftërave për territore. Kush e kontrollon Europën në realitet kontrollon Euro-Azinë me ishujt e saj.

Andaj,interesi nacional do të vazhdojë të jetë shqetësim kryesor  për BE-në dhe Ballkanin, pavarësisht se qeveritë deklarojnë se kanë hequr dorë  nga sovraniteti dhe interesi kombëtar.

Map source: World History , 2012 edition.