Prodhimi i Brendshëm Bruto në Evropë në vitin 2018 dhe 2019

Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim (ISSD-North Macedonia)

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është vlera monetare e të gjitha mallrave dhe shërbimeve  brenda një vendi gjatë një periudhe specifike. PBB-ja mund të llogaritet në tre mënyra, duke përdorur shpenzimet, prodhimin, ose të ardhurat. PBB-ja është një mjet kryesor për të drejtuar politikëbërësit, investitorët dhe bizneset në vendimmarrjet strategjike. Në vazhdim për lexuesit kurioz japim do dhëna për nivelet e PBB(GDP) në miliard dollarë, në vitet 2018 dhe 2019 nga burimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 

Nga ilustrimi grafik shihet se gjermania është lidere në kontinentin evropian. Poashtu Rusia përshkak të resurseve të mëdhaja natyrore nuk e ka rëndë të mbajë nën kontroll ekonominë e shtetit. Në këtë rast Turqia ka rritje të PBB duke patur parasysh aktivitete të larta ekonomike pas shpërbërjes së BRSS dhe Jugosllavisë. Në këtë rast Turqia realizoi shumë projekte te këto shtete duke marrë parasysh se shumë kompani falimentuan. Një karakteristikë ka Polonia e cila ka rritje të lartë të GDP si anëtare e re e Unionit Evropian, gjë që i le pas disa shtete evropiane që kanë patur GDP më të mirë se Polonia.

 

Këtu nga ilustrimi shohim se Rumania ka rritje të shpejtë, si dhe Hungaria që është ndër anëtarët e pare të Unionit. Ukraina në bazë të industrisë së zhvilluar, ajo ka një peshë të rëndësishme në sajë të zhvillimit të industrisë ushatarake. Por, vërejmë se shtetet e reja të anëtarsuara në BE kanë një rritje graduale përkundër shteteve kandidate të Ballkanit Perendimorë që do të përfshihen me investime të huaja pas arritjes së statusit të shtetit që mbajnë marrëdhënie të mira dhe çështje të zgjidhura me fqinjët.

 

Rangu i GDP të shteteve evropiane në Botë dhe në kontinentin evropian shihet se ka dallim.  Gjermania është lidere në Evropë dhe e katërta në Botë me nivelin e GDP. Bosnja dhe Hercegovina e 37 në Evropë dhe e 114 në Botë, Shqipëria e 39 në Evropë dhe  122 në Botë me GDP, Maqedonia V. e 42 në Evropë dhe  133 në Botë, Kosova 44 në Evropë dhe 147 në Botë, Mali i Zi e 45 në Evropë dhe 153 në Botë.

Si dhe disa që mendoj se kanë rëndësi vlerësimi në këtë pikëpamje:

Greqia             Evropë-21 & Botë-52

Hungaria         E-22 & B-56

Bullgaria         E-26 & B-75

Kroacia            E-28 & B-80

Sllovenia          E-29 & B-85

Serbia              E-31 & B-87

Rumania          E-19 & B-48.

 

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*