Prishtinës i duhet një strategji tjetër e politikës së jashtme për t’u përballur me Serbinë dhe për të bindur SHBA për një marrëveshje më të mirë

Koment nga Selim Ibraimi – Beogradi tani është një fuqi udhëheqëse në Ballkan dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një qasje tjetër në lidhje me fuqitë rajonale. Duket se Serbia do të përfaqësojë qëllimet strategjike të Shteteve të Bashkuara në rajon në dekadën e ardhshme dhe kjo politikë do të mbulojë marrëveshjet financiare / ekonomike. Gjithashtu politika e Sh.B.A.-ve ka vendosur të mbrojë vlerat perëndimore kundër Kinës dhe Rusisë në zemër të Beogradit. Diplomacia e Trumanit,  Eisenhoverit dhe Kenedit po fryn në Ballkan.

Më tej, marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë do të përcaktohen se si Serbia do të punojë në çështjet strategjike pas Marrëveshjes ekonomike të Uashingtonit. Për shkak të pozitës ndërkombëtare të fuqive botërore, pas Marrëveshjes Ekonomike në Uashington, një kohë me stuhi është përpara për Prishtinën. Kosova duhet të punojë shumë për të arritur qëllimet e mbrojtjes së integritetit territorial.

Do të jetë e vështirë për Kosovën të bëjë më shumë, për shkak të ndarjeve të brendshme. Prishtina duhet të punojë në strategji të ndryshme të politikës së jashtme për t’u përballur me Serbinë dhe për të bindur çdo administratë të Sh.B.A.-ve për një marrëveshje përfundimtare më të mirë me Serbinë. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

Selim Ibraimiështë një analist shqiptaro-amerikan i politikës ndërkombëtare dhe studiues i çështjeve të Ballkanit. Ai u diplomua për gazetari (BA). Ai mban një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base në Shtetet e Bashkuara. Ibraimi është doktorant në shkencat politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ai jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni. Ai është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim – Maqedoni (ISSD). Ibraimi është autor i disa librave dhe botimeve për Ballkanin dhe rolin e fuqive të mëdha në rajon. Paqja e Ftohtë (10 vjet rikonfigurime gjeopolitike në Ballkan) -2016. Territori i luftës së heshtur (Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Evropën Juglindore) -2018. Beteja vendimtare (Murtaja e ndryshimeve kufitare në Ballkan) -2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*