Prapa territoreve me hije të errëta

SELIM IBRAIMI -INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT –

U bë një shekull nga Revolucioni Bolshevik i vitit 1917 dhe kujtimet për rivizatimin e kufijve në territorin Euroaziatik po ngjallin ankth të ri në fund dekadës së dytë. ShBA, Rusia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Turqia po hynë në konkurencë rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë fushë të forcave të reja por perandorake historikisht, Kina vazhdon të depërtojë në ekomomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor.Njëqind vite që kur triumfoi Bolshevizmi, ndërrimet territoriale u ndoqën me humbje dhe tragjedi të mëdha njerëzore në Europë.

Luftërat ballkanike dhe ato botërore në teatrin europian jo vetëm që prodhuan kombe të reja por lanë pas vetes shumë çështje të paszgjidhura të popujve tashmë të emërtuara si pakica kombëtare.

Në të gjitha luftërat ballkanike, popullata lokale pati guxim dhe gatishmëri për të shkuar në front me heroizëm e që u frymëzuan nga poetë dhe autorë që mbështetsnin formimin e kombeve të reja në Ballkan.

Në të dyja luftërat qëllimi ishte shfarosja dhe lëvizja e popullatës për qëllime politike dhe territoriale. Këtu kemi të bëjmë me një histori të tmerrshme lufte me pasoja morale të mëdha.

Mobilizimi i trupave ushtarake kombëtare gjatë luftërave ballkanike shoqërohej me frymëzim patriotik kundër popujve tjerë. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia që fituan pavarësi shumë më herët se shqiptarët, detyruan shumë etni të shpërnguleshin, pasi regjimentet e tyre ushtruan dhunë në popullatën lokale.

100 vite nga luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, Ballkani vazhdon të mbetet zonë e nxehtë në mes Fuqive të Mëdha dhe siç dihet ndryshimet në sistemin ndërkombëtar historikisht janë shoqëruar me lëvizje të reja gjeopolitike në Ballkan.

Tendencat për rivizatim të ri të kufijve po bëhen aktuale në debatet kombëtare dhe ndërkombëtare ku rajoni përsëri po kthehet në fokusin e diplomacisë amerikane, ruse, gjermane dhe angleze.

Popujt e rajonit kanë shumë dëshira duke filluar nga anëtarësimi në NATO dhe në BE, por në këtë rrugëtim asgjë nuk është e sigurtë pasi kauzat kombëtare të etnive të mbetura nën shtetet aktuale ende nuk kanë marrë fund.

Trendet aktuale si populizmi, nacionalizmi, ekstremizmi, referendumet për ndarje dhe sulmet hibride do ta mprehin politikën e shteteteve të Ballkanit Perëndimor në fillim të dekadës së tretë.

Nga Traktati i Shën Stefanit, Shën Naumit e deri tek Marrëveshja e Ohrit, kanë qenë faktorët e jashtëm dhe elemente të politikës së brendshme të shteteve që kanë përcaktuar fatin e kombeve.

Hapësira dhe territori ishin një ndër dy tiparet e luftërave europiane dhe vrasjeve masive të popullatës, jo vetëm në Europë por, edhe në Ballkan gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Kombi, shteti dhe fuqia përsëri po bëhen tipare përcaktuese të fatit të popujve të Ballkanit.  

                                                                            

Trupat serbe duke hyrë në Mitrovicë; Trupat Osmane në betejën e Kumanovës; Mbreti grek dhe Cari i Bullgarisë në Selanik; Forcat bullgare. (1912-1913)

Fotografia: Google Images

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *