PLANI ANTI RUS I AMERIKANËVE NË MAQEDONI

SELIM IBRAIMI-Diplomati i lartë amerikan Xhon Salivan vazhdon vizitën e tij në Ballkan duke ndaluar në Maqedoni në një kohë kur vendi dhe shoqëria vazhdon të mbetet e përçarë nga Marrëveshja e Prespës dhe raportet grindëse në mes maqedonasëve sllavë dhe shqiptarëve etnik.

Departamenti i Shtetit ka marrë një ofenzivë për të parandaluar influencën ruse në Ballkan dhe në Maqedoni e cila ka zënë rrënjë qysh para dhjetë vitëve kur në pushtet ishte Nikolla Gruevski dhe partnerët politikë. Strategjia e ridefinuar më vitin 2017 nga Amerikanët për Maqedoninë për të larguar vendin nga sfera ruse, po shpaloset në fazën e fundit  të fekondimit të ndikimit rus në Maqedoni.Intervenimi i vonuar nga diplomatët e mëparshëm, po riaktualizohet në kohën kur opinioni maqedonas është i ndarë dhe po vazhdon me sentimentin e vjetër pan sllav adhe anti perëndimor duke akuzuar Perëndimin se ua shkatërron identitetin.

Sipas vlerësimeve të shtypit influenca ruse me metodat hibride ka qenë e fuqishme dhe kjo ka kaluar fare pa u ” hetuar” nga organet maqedonase dhe të diplomatëve amerikan në Shkup gjatë viteve (2008-2017).Ndikimi helmues nuk është konsideruar aq kërcënues për Maqedoninë dhe rajonin në pesë fushat kryesore të jesës politike dhe shoqërore të Maqedonisë.

Zgjimi amerikan para përfundimit të ndryshimeve kushtetuese, do ta ketë efektin e vet, mirëpo planifikimi dhe zbatimi i planit anti- rus në Maqedoni, duhet të përfshijë të gjithë, pa i mënjanuar shqiptarët si shtyllë kryesore e ekzistencës së Maqedonisë dhe strumbullarit amerikan për Europën Juglindore.Kjo mund të bëhet më mirë me ndërime kadrovike në ambasadë dhe në pozitat kyçe të divizioneve në Uashington.

Zyrtari i lartë amerikan Xhon Salivan në një konferencë shtypi potencoi mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve ndaj vendosmërisë së vendit që përmes Marrëveshjes së Prespës të anëtarësohet në strukturat veriatlantike. Ai tha se nuk është sekret që Rusia kundërshton rrugën që Maqedonia ka zgjedhur dhe se do të përpiqet ta minojë atë në çdo mënyrë që do të mundet. “E kemi parë këtë edhe në pjesë të tjera të Europës po edhe në zgjedhjet në SHBA. Pra nuk është befasi, por dua të theksoj se ShBA-të do të qëndrojnë me Maqedoninë, me njerëzit e Maqedonisë dhe do t’i ndihmojmë të tjerët që janë të bashkuar në mbrojtjen e kësaj Qeverie, duke u konfrontuar dhe duke e kundërshtuar ndikimin dashakeqës rus në Maqedoni dhe kudo tjetër”- tha Salivan, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit.

Megjithatë për të pasur sukses plani anti- rus i amerikanëve në Maqedoni, nuk duhet përjashtur shqiptarët e Maqedonisë, ku ditëve të fundit kryeministri Zaev i ka revoltuar me deklaratat anti Kosovë. Sigurisht që me ardhjen e ambasadores së re në Shkup, ambasada dhe Departamenti i Shtetit do ti rishqyrtojnë dështimet e deritanishme për sa i përket strategjisë së implementimit të planit anti rus dhe raporteve shqiptaro-maqedonase të ndërtimit të Maqedonisë si shtet të të gjithëve e jo shtet nacional.Çdo gabim në këto raporte nga diplomatët dhe qeveria, do të lë një vakum manovrues rus në Ballkan dhe Maqedoni e jo dështimi eventual i Marrëveshjes së Prespës. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

Zgjimi amerikan para përfundimit të ndryshimeve kushtetuese, do ta ketë efektin e vet, mirëpo planifikimi dhe zbatimi i planit anti- rus në Maqedoni, duhet të përfshijë të gjithë, pa i mënjanuar shqiptarët si shtyllë kryesore e ekzistencës së Maqedonisë dhe strumbullarit amerikan për Europën Juglindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *