Home / HOME / Për Ballkanin e Hapur të ‘troikës shqiptare’

Për Ballkanin e Hapur të ‘troikës shqiptare’

RAMAZAN BEKTESHI- Kuvendimi im në heshtje me kryetrimin Xhemë Hasa- Gostivari për Ballkanin e Hapur të ‘troikës shqiptare’ (Te lapidari i heroit në f. Simnicë, Gostivar)

Komandant, po vij nga Prishtina, Kosova po mbahet, në momente me veshtirësi, sepse brenda saj ka shumë armiq, sepse hasmi mundohet t’i perçaj, njësoj si në kohën tuaj. Serbi investon fort aty por shpirti Dardan nuk dorëzohet. Serbia e ka gjetur vazalin e vet në Tiranë, ai që bashkëpunon me hordhitë serbo-ruse, dhe promovon një krijesë sllave, Ballkani i Hapur, që për qëllim ka dominimin serb dhe përqafimin e pansllavizmit.Kryetrimi ynë, jemi në hall të madh, kryeministri i Shqiperisë, Edvin Kristaq Rama, shpesh takohet me kryetarin serb, një kriminel lufte, besohet se në Nish ka filluar biseda për ndarje të Kosovës, ka pas takime me Lavrovin, nje ideolog i Ballkanit të Hapur, dhe ndonse dështoi fluturimi i tij në Serbi, Rama kujdeset fort që mos të dështoj edhe Ballkani i Hapur i Vuçiqit, që u mbajtë në Ohër duke rekrutuar edhe dy ‘kukulla’ shqiptare në përkrahje të kësaj krijese antishqiptare, njerin nga Podgorica e tjetrin nga Shkupi.Heroi ynë, Kosova qëndroi, trimat e saj së bashku me Amerikën e pavarësuan, shumë gjak rrodhi, shumë masakra, poshtrime grash, vrasje femijësh, trupa të pagjetur edhe pas 22 vitesh, një gjenocid ndodhi, por, keto djegeje e keto dhimbje, nuk i ndjen kryeministri shqiptar dhe as që do të dëgjoj, ai ështe nis një rruge të kobshme, një rruge të mbrapshtë e pakthim, ai e mban krahun e hasmit. Ai ia ka kthyer shpinën homologut kosovar për t’ia bërë qefin vëllaut të tij serb, ashtu si që ndodhte në kohën tuaj, kur partizanët nga Shqiperia së bashku me partizanët dhe çetnikët masakronin shqiptarët, jo vetëm në Kosovë por edhe në Luginë, Mal të Zi, e Maqedoni.

Kalorësi ynë, Xhemë Gostivari, më fal që po t’i radhis ankesat e mia, por këto ditë ndodhi edhe një pabesi, nga fshati i bashkëpuntorëve tu më besnik, nga Zajazi kreshnik i dy kryetrimave, Mefailave të Zajazit, Rama rekrutoi edhe një ‘pionier’ si që e quan ai të Ballkanit të Hapur (Ali Ahmetin) dhe së bashku me një pionier tjetër nga Ulqini, (D. Abazoviq) i rekrutuar më heret nga serbët e tani nga Rama, përbëjnë hallkën e troikës shqiptare të Ballkanit të Hapur, në përkrahje të Vuçiqit, një komplot ndaj Procesit të Berlinit.

Janë këta tre renegatët që do të mbesin në kujtesën tonë të errët kolektive që ia kanë hap zemrën Beogradit dhe ia kanë këthyer shpinën Kosovës, megjithatë, Kosova mbahet fortë, baba Xhemë! Zemërluani ynë, s’dua më të t’a rëndoj kokën me lajme të këqia, por Shkupi, ai kryeqyteti që ju me Mit’hat Frashërin ënderronit t’a bënit kryeqytet të shqiptarëve është katandis dhe i ndarë dysh, pjesa shqiptare i ngjan një kasabaje aziatike në pamje dhe i mbuluar me burka, ferexhe e fukarallëk, derisa pjesa maqedonase, në menyrë artificiale është e veshur me barok e përmendore jo shqiptare biles edhe anti-shqiptare, por, ja që shqiptarët nuk protestojnë por në vend të saj dhe padrejtesive të shumta kanë zgjedhur udhën e braktisjes së vendit nga hallet e jetës e disa të tjerë përgaditen të marrin rrugën e haxhillëkut e që në këto kohë të vështira kushton nga 6.000 deri 10.000 euro për person.

Komandanti legjendar, tani do të ik me lejen tuaj, drejtë Zajazit, por atje bashkëluftëtarët tuaj dhe heronjtë tanë nuk janë shkri në bronz si ju, atje në një cep kodre partia ka vendos një statujë gjigande, e quajnë nëna shqiptare, pa emër e mbiemër sepse dikush ka shpërlarë para aty, duke përbuzur historinë tonë. Pastaj do të vazhdoj udhës drejtë Kerçovës heroike por të shumëvuajtur dhe të braktisur në kurbet, dhe më në fund drejtë fshatit tim të lindjes që ne e vetëquajmë Kastriot, poashtu gjysëm i boshatisur që i fali aq shumë atdheut. Idoli ynë, sot ndjehem i përmbushur me këtë bashkëbisedim e rrëfim, kështu jemi ne shqiptarët në këto kohë të liga, ndjehemi të përmbushur dhe plot iluzione, edhe kur bejmë homazhe, edhe kur shpifim, edhe kur tradhtojmë, edhe kur bejmë grusht shtet, edhe kur shajmë në parlament përpara kamerave e fëmijëve tanë, edhe kur luftojmë për pushtet me çdo mjet… (R. B. Facebook)

About Admin