Një faturë të shtrenjtë po e paguan Bilall Kasami: LSDM -ja e konsumon para elektoratit!

Nga Dr. Selim Ibraimi- Grafa etnike sipas propozim ligjit të ri të letër njoftimeve nuk do të jetë pjesë e ligjit. Së këndejmi Lëvizja “Besa” dhe kryetari Billal Kasami po digjen si kandili nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev. Tash e tutje, në fushatën zgjedhore për lokalet, partia dhe z. Kasami do të dalin me kartë të djegur rreth grafës dhe po aty ku mbështetej më parë e gjitha forca e partisë. Pasi dështuan me grafën, vendosjen e flamurit evropian në propozim ligjin e nënshtetësisë, drejtues të lartë të partisë dhe megafonë medial, u munduan ta përvetësojnë propozim ligjin e nënshtetësisë dhe të mbulojnë dështimet e njëpasnjëshme në qeveri dhe injorimet nga partneri i koalicionit. Kuptohet se me hyrjen në qeveri kanë arritur suksese individuale dhe grupore dhe siç duket këta të arritura i paraqesin si nacionale dhe etnike.