Nga ideologjia në veprime konkrete

SELIM IBRAIMI (Sh.B.A.)- 

1.Rendi rajonal i Ballkanit që ishte si rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore ishte shumë i paqëndrueshëm. Të gjitha shtetet e dala nga rrënojat e perandorisë, sollën kokëçarje të re për paqëruajtësit në Konferencën e Versajës. Pritjet e popullatës lokale dhe ‘sundimtarëve’ të rinj ballkanik ndaj Fuqive të Mëdha ishin të tepërta, pasi kërkonin që Parisi, Londra, Moska, Berlini dhe Uashingtoni të merreshin me shumë sfida që buronin nga institucionet e dobëta. Prapambetja ekonomike, pakicat etnike, dhe ekspozimi strategjik i shteteve ndaj fuqive të jashtme ishin pengesat kryesore të paqes së brishtë dhe zhvillimit.

Ndikimi i depresionit ekonomik ishte i rëndë në rajonin e Europës Juglindore, ekonomitë e së cilës ishin kryesisht të llojit agrar. Polarizimi politik, rritja e ekstremizmit etnik duke përfshirë këtu edhe aktivitetin e partive komuniste dhe partive të djathta, vazhdonin të ishin faktorë në drejtim të hapjes së hapësirës për depërtimin e ideologjive të huaja në Ballkan. Pas Revolucionit të Tetorit dhe tendencave për formimin e Federatës Ballkanike, prania ruse në formën e saj ideologjike, paraqiste rrezik të tërthortë për shoqëritë e sapoformuara. Rindërtimi i tyre ishte i vështirë dhe manifestohej me trazira të brendshme politike.

2. Që nga epoka sovjetike, Rusia e ka parë ‘fuqinë e butë’ si një mjet për të avancuar interesat ruse në Ballkan. Ndërsa në shekullin XXI, metodat që Rusia i ka në dispozicion për të penguar politikën e jashtme euro-amerikane dhe procesin intergues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, janë jo aq të kushtueshme dhe shumë lehtë të realizueshme në hapësirën ballkanike.

 

 

Lenini dhe Stalini

 

Taktikat hibride

Filma, emisione televizive, përdorimi i mediave online, rrjetet sociale dhe programe tjera të shkëmbimit arsimor për të promovuar më tej mesazhin rus nga epoka e komunizmit e deri në qeverisjen e re të presidentit Vlladimir Putin, vazhdojnë të mbeten elementet kryesorë të ‘Kutisë së Kremlinit” në Ballkan.

‘Fuqia e butë’ ruse preferohet nga mendjet dhe zemrat e popullatës lokale në shtetet e rajonit të Ballkanit. ‘Fuqia e butë’ e Rusisë është në procesin e rindërtimit si armë vdekjeprurëse në të gjithë botën për të promovuar interesat ruse në kohën e pandemisë globale dhe shfrytëzimit të gjendjes për të diskredituar Perëndimin dhe angazhimin konkret të BE-së në Ballkanin Perëndimor. (I) (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 


Konferenca e Parisit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*