Klanet ende e kanë fjalën e fundit në përzgjedhjen e kandidatëve për ministra

NGA SELIM IBRAIMI- Sot në Shkup, Talat Xhaferi nga BDI u zgjodh për së dyti herë kryetar i parlamentit të Maqedonisë Veriore. Zgjedhja e tij vjen pas disa vonesave nga deputetët e BDI-së dhe kundërshtimeve të tyre ndaj udhëheqjes së partisë për listën e kandidatëve për ministra në kabinetin e Zaevit.

Siç shihet, interesat politike dhe financiare vendosin nëse të gjitha aktivitetet në lidhje me votimin e qeverisë do të përfundojnë me sukses. Ngjarjet tregojnë se partitë kryesore të Maqedonisë përballen me shumë probleme se kush duhet të bëhet ministër, zëvendësministër ose drejtor. Edhe 30 vjet pas hapjes së Maqedonisë Veriore, nepotizmi dhe klanet ende kanë fjalën e fundit në përzgjedhjen e kandidatëve për ministra.

Meritokracia është larg standardit të demokracisë në Maqedoni. Sa për partitë politike shqiptare, grupet financiare kanë kapur udhëheqjet dhe partitë nga brenda, dhe ata vendosin për gjithçka në politikë dhe për jetën e qytetarëve.

Për më tepër, për shkak të politikës ditore dhe ekonomisë në rënie, mbi 400,000 shqiptarë dhe maqedonas nga Maqedonia Veriore janë larguar nga vendi dhe janë vendosur në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica nuk erdhën në Maqedoni për shkak të pandemisë. Shteti fiton më shumë se një miliard euro nga emigrantët. Qeveria e Zaevit dhe Ahmetit, përveç pandemisë, duhet të bëjnë përpjekje të ulin përqindjen e lartë të papunësisë dhe të luftojnë korrupsionin.  (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*