Ndryshimi i historisë me politika të reja urbane

Selim Ibraimi (CSSD) -Kthimi i gjeografisë politike në politikat urbane të vendeve post-koloniale dhe në ato me sistem autoritar ishin një ndër hapat e parë të shfaqjes së politikave etnike edhe në Ballkan.

Sovraniteti i ardhshëm i qyteteve ishte i panjohur dhe nuk kishin strukturë koherente shtetërore dhe një etnike.

Por negocimi i historisë, identitetit, kulturës nga qeveritë e Maqedonisë ilustrojnë pasqyrimin e gjeopolitikës  urbane së pasluftës me proceset e jetuara dhe të kujtuara të vendit-qyetit-fshatit të dikurshëm urban që me politika të rrepta urbane nga RSM mori një pamje të re dhe strukturë unike një etnike.

Përzierja e grupeve etnike në ish-Jugosllavi gjatë regjimit të Josip Broz Titos i cili ndërtoi një sistem të vlerave artificiale të koheziont të brendshëm ndëretnik, ndikoi në rritjen e nacionalizmit dhe të etjes për territor pas vitit 1992.

Bosnja dhe Maqedonia janë një dy shembujt e politikave të RSFJ duke i mbyllur përkohësisht çështjet e hapura me projekte të zhvendosjes së popullësisë brenda territorit ose duke i nacionalizuar tokat e grupeve tjera etnike.

Në veçanti pas reformave të Tanzimatit dhe Kryengritjes së Dervish Carës, popujt që gjindeshin në prag të pavarësisë nga Osmanët dhe atyre që kishin filluar kryengritjet e para, në Maqedoninë e atëhershme, një politike e re e Osmanëve i detyroi shumë shqiptarë me ligj të luftonin në Lindjen e Mesme si në Jemen.

Ikja e tyre e detyruar në ushtrinë e Perandorisë Osmane dhe luftërat në Ballkan, lanë pasoja tek nataliteti i popullatës shqiptare në Maqedoni dhe me këtë filloi të ndryshojë edhe përbërja etnike e Maqedonisë së padefinuar si territor dhe pa njohje ndërkombëtare.

Loja me harta dhe politika të reja urbane filloi qysh në vitin 1945 pas ardhjes në pushtet të forcave komuniste në Maqedoni dhe vazhdoi për më shumë se dy dekada, duke formuar qytete dhe rajone të pastra etnike ose duke e ndryshuar përbërjen etnike te qyteteve me popullatë të transferuar artificialisht nga Egjeu i Maqedonisë.

Rrjedha këtij procesi ishte i dhimbshëm, pasi nacionalizimi i tokave nga qeveria socialiste e Maqedonisë, detyroi shumë etni të migronin nga një vend në një vend tjetër më të sigurtë brenda republikave ose republikës.

Politika e urbanizmit u bë metodë e re e qeverisë së Maqedonisë për të krijuar imazhin e ri të përbërjes etnike të republikës.

 

Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore) 

Autor: Selim Ibraimi

11.10.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *