Ndryshimet territoriale mund të tregojnë linjën e pranuar të parakohshme të zgjerimit të Serbisë

SELIM IBRAIMIPërfaqësuesi i posaçëm  amerikan për Ballkanin Matthew Palmer, kërkon njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

-Njohja nuk mund të arrihet përderisa nuk kemi marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit. Serbia kërkon territor nga Kosova, për një marrëveshje e cila do t’i siguronte një pozitë tepër të favorshme para Kosovës dhe në fund duke u shpërblyer si shtet që promovon paqen dhe stabilitetin rajonal.

Nga tetori deri në pranverë të 2020, Kosova para vetes ka një rrethojë që duhet ose ta forcojë ose të lejojë të bëhet pjesë e negociatave serbo-kosovare të mbështetura nga Palmer.

ShBA dhe BE përparësi e kanë integrimin e Serbisë  dhe forcimin e saj si shtet mundësisht si mur ndaj Kinës e shumë më pak kundër Rusisë. Ndërtimi i Kosovës  është lënë nën fatin e forcave politike të korruptuara që konsiderohen si faktor për të nënshkruar marrëveshjen e re Kosovë-Serbi.
-Politika e përçarjeve në Kosovë, e ka të pamundur të përballojë presionin që i bëhet nga jashtë rreth të dialogut në kushtet e shpërbërjes kombëtare rreth shkëmbimeve territoriale. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *