Ndryshimet radikale

Blerim Abedini, Institute for Security Studies and Development- N. Macedonia

Banorët e botës sfidohen me lidership, nga ato që respektojnë detyrën deri tek ato që dinë të thithin gjakun e bashkëvendasit. Turbulencat politike ka sjellë botën në një ‘Paqë të Ftohtë’ që rrezikon të eskalojë në sajë të politikanëve të papërgjegjshëm. Historikisht bota ka ditur të mbijetojë pas shkatërrimit të shoqërive të saja. Dora e padukshme e njohur në literaturat makroekonomike është ajo që njeriu nuk mund ta sfidoj, pavarësisht hierarkisë që mban në shoqëri!


Jemi dëshmitarë të marrëdhënieve të ndryshueshme politike. Ashtu në këtë kontekst edhe ndryshimet klimatike janë të tilla. Zhdukja dita-ditës e florës dhe faunës poashtu është përditshmëri për mbijetesën e qenies njerëzore. Nga këndi i caktuar mund të na paraqitet (duket) piramida e ndryshimit që në majë e vendos politikën.
Vërejmë se ambienti i ndryshueshëm në formen e piramidës nuk i kursen as qeniet njerëzore si udhëheqës.

Jemi dëshmitarë të një karantine periodike përshkak sulmeve të ambientit, e posaçërisht njeriut. Bota ishte e polarizuar para ardhjes së virusit. Ajo u polarizua aq më tepër me izolimin e shteteve, me njerëzit e vdekur dhe të sëmurë në spitale dhe, kështu duke mos kursyer asnjë shtet në rruzullin tokësorë.
Konkludojmë se Covid-19 para sulmit, na gjeti të polarizuar në ‘Paqen e Ftohtë’. Lufta tregëtare mes SHBA dhe Kinës zhvendosi indekset e bursave të letrave me vlerë. Me paraqitjen e krizave anembanë tokës, teoritë e konspiracionit zëvendsuan politikat zyrtare. Rrjedhimisht vendimet qeveritare ishin labile, gjë që u vërshyen me politikat konspirative.

Grupi Qanon në SHBA është produkt i konspiracionit. Përkrahës të teorive konspirative gjejmë ç’do kund. Mediat sociale edhe më shumë e stimuluan konspiracionin me të cilën ajo shfaqi natyrën e njeriut që parashikoi shkatërimin e botës.
Pasi që bota u ‘shkatërua në mediat sociale’ ngeli gjeni i saj i paprekur në natyrën jo-virtuale. Rendi i ri botëror duhet t’i modifikoj autokracitë me sisteme politike që i takojnë kohës tonë. Mendjet e sëmura për karierizëm dhe korrupsion duhet të parandalohen me lloagaritjet e pasurive të akumuluara të tyre. Bota gati i bën 8 miliard banorë, kështu që konfliktet kanë gjasa të mëdhaja. Shumë shtete të cilat i ka kapluar kriza ekonomike kanë koka bërthamore e cila është mënyrë më autoritare për zgjidhjen e marëdhënieve bilaterale. Presidenti turk patë deklaruar që” ne nuk kemi koka bërthamore por ajo nuk na frigon neve”! 
Bota ka marrë rrugën e saj drejt ‘progresit’. Edhe pse jemi dëshmitarë të armiqësive historike si: mes Turqisë dhe Greqisë, Arabisë Saudite dhe Iranit, Izraelit dhe Palestinës, SHBA dhe Kinës. Përvec këtyre kemi edhe regjimet diktatoriale që ndalojnë progresin e qytetarëve të vet në aspektin financiar, kulturor dhe arsimorë. Kështu shtetesh, kemi në Afrikë pasi që arsimimi është në fazën e hershme. Këto regjime i hasim dhe në Venecuelë, Korenë e Veriut, Arabinë Saudite, Siri, dhe në disa vende tjera me diktatura më të buta.

Figura 1. Piramida e kthyer mbrapsht, një hierarki që ka humbur qëllimin e saj!

 

Nëse bëjmë një komparacion me vitet e kaluara si dhe qeveritë që përfshihen brenda, do të konkludojmë se bota është bërë tepër e ngushtë për banorët e saj.
Piramida udhëheqse është në ngatëresë. Ajo ndjek interesat individuale në vend të atyre publike. Ajo veçse nuk është një piramidë hierarkie por një piramidë e ngulur mbrapsht në tokë. Paramendoni sikur piramida e Keopsit të ishte vendosur mbrapsht nga ‘jasht-tokësorët’?!

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*