Ndërtimi i shtetit dy kombësh

Selim Ibraimi (CSSD)Mungesa për të mbajtur kurs të njëjtë për sa i përket kohezionit gjuhësor dhe etnik në diplomacinë publike të ambasadorëve amerikanë në Maqedoni shihet si dualitet në politikën e jashtme amerikane përballë shqiptarëve të Maqedonisë.

Uniteti i proklamuar nga qeveria amerikane duke mos kontestuar dominimin etnik përbën një vatër të re të krizës së ardhshme në Maqedoni.

Për më shumë Drejtoria Inteligjente Amerikane në raportet vjetore ka tërhequr vëretjen rreth trendeve të zgjerimit të hendekut në mes maqedonasëve dhe shqiptarëve.

Është dilemë në vazhdim se si të ndërtohet më tej Maqedonia duke mos i prekur kufijtë dhe paralelisht më këtë dy kombe të jenë bartës të sovranitetit shtetëror.

Meqense vendimet historike ka qenë të padrejta për popujt e Ballkanit dhe shqiptarët dhe maqedonasit u detyruan të jetojnë në një republikë por kjo republikë jo e barabartë për shqiptarët, atëherë duke i parë rrethanat rajonale dhe pozicionimin e aktorëve global në sistemin ndërkombëtar, Maqedonia dhe qeveritë që do të drejtojë vendin për shkak të lëvizjeve të jashtme duhet ta lënë anësh nacionalizmin dhe Maqedonia të reformohet duke u bërë shtet binacional ose mundësisë së versioneve të ndonjë rregullimi të tipit helvetik.

Kuptohet se nga maqedonasit kjo do të cilësohej si tradhëti dhe nuk do të pranohej nga partitë politike maqedonase të të dyja blloqeve politike.

Në këtë fazë është e nevojshme angazhimi serioz amerikan për ta ndërtuar Maqedoninë stabile me çka kjo politike e re do të shkonte në favor të vetë Uashingtonit pra të taksa paguesëve amerikanë të cilët me decenie drejtuesit e tyre kanë investuar në Maqedoni ku aktualisht balanca ndëretnike është vënë në pikëpyetje. Vetëm procesi i ndryshimeve kushtetutese do ta bëjë Maqedoninë më të mbrojtur…

 

 

Pjesë nga “Territori i heshtur”
(Dinamika të reja në Europën Juglindore) 

Autor: Selim Ibraimi

3.10.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *