Si dështuan politikisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

Dështimi politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut i detyroj qytetarët shqiptar të shpërngulen masovikishtë drejt vendeve perëndimore!

Si dështuan?

1. DËSHTIMI ME MARRËVESHJEN E OHRIT– Marrëveshja e Ohrit u arrit me luftë, me gjak, por ajo dështoj në paqe. Dështoj sepse ata të cilët duhej të implementonin këtë marrëveshje u verbuan nga luksi, fama dhe eurot, që ua ofroj pushteti. Politikanët shqiptar në fillim nxituan të shpallin marrëveshjen të zbehtë, mandej të vdekur dhe dikujt ju kujtua pas 20 viteve ta shpall të ringjallur. Megjithatë ajo asnjëherë nuk u implementua dhe barazia qytetare nuk u arrit. Kjo marrëveshje duhej të ishte baza për një fillim të ri, por ajo u la pas dore nga vet politikanët shqiptar.

2. DËSHTIMI ME REGJISTRIMIN E POPULLSISË DHE SHTETËSINË- Që nga regjistrimi i manipuluar në vitin 2002, faktori politik shqiptar dështoj gjatë këtyre 20 viteve të bëj regjistrimin real të popullsisë. Sigurisht pala tjetër dëshiron që regjistrimi të bëhet pasi të shpërngulet popullata shqiptare! Falë vendosmërisë së opozitës, vitin që lamë pas u miratua ligji për shtetësinë, megjithatë partia në pushtet vazhdon të tolerojë që MPB-ja të bëjë lëvizjet e saj, që ky ligj të dështojë në praktikë.

3. DËSHTIMI NË ARSIM DHE KULTURË– Ne gjithë e dimë që baza për një shoqëri të fortë është arsimi dhe kultura. Qytetet shqiptare p.sh. Tetova me 7 shkolla të mesme dhe dy universitete dhe me mbi 80% të nxënësve shqiptar nuk arriti as emërtimet e shkollave t’i bëjë në gjuhën shqipe. Mos të flasim për cilësinë e arsimit! Politikanët shqiptar u përçanë rreth dy universiteteve dhe më në fund ja dolën të themelojnë dy universitete me arsim cilësor të dobët (p.sh. USHT radhitet në vendin 8349, (diku ka fundi, sipas një vlerësimi ndërkombëtar). Qyteti i Tetovës që 8 vite e ka nisur ndërtimin e qendrës së kulturës. Politikanët tanë nuk janë në gjendje as objektin të ndërtojnë për gjithë këto vite, por për funksionimin e tij të plotë edhe dekada do na duhen! Vendbanimet shqiptare nuk kanë arsim cilësor, nuk kanë as kinema, as aktivitete kulturore… me përjashtim të individëve që mundohen të paktën të organizojnë një panair libri.

4. DËSHTIMI NË EKONOMI DHE INVESTIMET KAPITALE– Premtime boshe para elektorale për zonat e lira ekonomike të cilat mbetën vetëm ne letër. Ndërtimin e ndonjë trotuari, një sallë sporti e paraqesin para popullatës si investim të madh kapital. Industria është 100% tek maqedonët dhe sistemi bankar 100% po ashtu tek maqedonët. Investimet e mirëfillta kapitale 100% në Shkup ose pjesēn lindore.

5. DËSHTIMI NË SHËNDETËSI– Një popull jo i shëndoshë asnjëherë nuk do mund të përparoj! Spitalet në vendbanimet shqiptare janë kthyer në kasaphane dhe askush nuk merr përgjegjësinë. Digjet populli për së gjalli në spital dhe politika shqiptare as edhe dorëheqjen morale nuk e pranon.

6. DËSHTIMI NË PLATFORMAT POLITIKE PËR QEVERISJE TË MIRË– Politikanët shqiptar asnjëherë nuk ka hyrë në ndonjë qeveri me një platformë kombëtare. Politikani shqiptar e ka gojën plot euro integrime, a në fakt mendjen e ka te €URO intrigat e tij. Para elektoratit shqiptar premtohet kryeministri shqiptar, kurse mbas perdes marrëveshja me palën maqedone është për 90 ditët e fundit të qeverisjes… Asnjë platformë ekonomike kombëtare, asnjë “Master Plan” për vendbanimet shqiptare kurse në anën tjetër premtime për euro-integrime, për korridorin 8 dhe “Open Balkans”!

Mirë e keni ju dhe vazhdoni t’ua shpërlani trurin popullit, por një ditë edhe ato nuk do i keni, se do ikin të gjithë!!!

(Marrë nga profili i N. T. në Facebook)

Nazim TAIPI u diplomua në Universitetin e Friburg-ut në Zvicër në studime të medias dhe komunikimit, si dhe administrim biznesi dhe ekonomi. Ai drejtoi shoqatën humanitare të emigrantëve “Tearca” në Zvicër. Taipi është i vetëpunësuar dhe punëson dhjetëra njerëz në Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është aktiv në fushën e sigurisë, ndërtimit dhe sportit. Megjithatë, biznesi i tij kryesor është konsulenca korporative dhe financiare.